Rama përshëndet marrëveshjen për fluturimet Prishtinë-Beograd: Shumë mirë bëri edhe Ramushi

18:47 | 20/01/202018:470

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur marrëveshjen për të patur një linjë avioni Kosovë-Serbi, pas dy dekadash.

Rama vlerëson edhe qendrimin e kryeministrit në detyrë Ramush Haradinaj, që siç dihet kreu i qeverisë e ka paditur. Sipas Ramës paqja është e vështirë dhe nuk fitohet me mjetet e luftës.

E përshëndes me kënaqësi marrëveshjen e sotme për fluturimet Prishtinë-Beograd, që siç tha Sekretari i NATO-s është “një hap i rëndësishëm  për qarkullimin më të lehtë të njerëzve e mallrave në Ballkanin Perëndimor” Ka ende shumë hapa për të bërë me vizion e kurajo në atë rrugë!

Shumë mirë bëri edhe Ramushi që e përshëndeti këtë hap. Paqja është tejet e vështirë, por në asnjë rast ajo nuk fitohet me mjetet e luftës dhe popullariteti i përkohshëm që sjellin nganjëherë ato mjete, nuk i sjell asnjë hajër popullit e vendit”, shkruan Rama në një postim në twitter./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono