Rama për Unazën e Re: Zaptuesit të ikin dhe të mos zenë rrugën

11:13 | 22/11/201811:130

Në fjalën e mbajtur në seancën parlamentare të së enjtes, kryeministri Edi Rama u tha atyre që i konsideron si zaptues profesionistë që nuk do marrin dëmshpërblim. Përkundrazi, sipas Ramës, ata duhet të largohen menjëherë dhe mos t’u zënë rrugën punimeve.

Kryeministri i vendit, tregoi se ka tre qasje në raport me banorët. E para është largimi i zaptuesve, pastaj dëmshpërblimi i atyre që janë legalizuar, por dosja do të shkojë në prokurori për mënyrën si është bërë legalizimi. Në fund ai përmendi edhe pronarët pa dokumente, të cilët mund të përfitojnë bonusin e qerasë për tre vjet.

“Ndërkohë që në raport me banorët janë tre qasje të ndryshme. Me këta të kategorisë së zaptuesve profesionistë as nuk bëhet fjalë për dëmshpërblim 100 përqind as nuk bëhet fjalë asnjë lloj tolerance, zero. Ata bëjnë mirë të dalin vetë aty që të mos zënë rrugën. Bashkim, Ramazon, Agron, Edmond, largohuni, shkoni dhe gëzoni të tjerat që keni ndërtuar jo ato aty. Për këta 40 që janë legalizuar Shtator 2013 gjatë verës, sigurisht që do bëjmë shpronësimin, por do çojmë në prokurori dosjen. Kush jua ka bërë atë legalizimin. Pastaj le të dalë Kadri Saliu dhe të thotë si ishte puna, se ashtu është një muhabet se kështu e ka politika bashkë me artistin. Së dyti, për ata që janë vetëm me një shtëpi, por që janë të paligjshëm. Ne nuk mund të bëjmë dëmshpërblim,e por të japim bonusin e qerasë. Bonusin e qerasë tre vjet. Çfarë kërkon më shumë”, deklaroi kryeministri.

“Për ata të Unazës së Re duhet të jetë e qartë, kush ka titull pronësie do të marri dëmshpërblim sipas ligjit dhe pikë e do largohet që aty. Kush nuk ka titull pronësie dhe ka vetëm një strehinëdo të marrë bonus qeraje për tre vjet. Kush pastaj ka ngrehina të kategorisë së Bashkimit, Agronit, Edmondit, Ramazonit të largohet sa më shpejt aty dhe të mos na dalin përpara”, përfundoi kryeministri./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono