Rama për punësimin e të rinjve: Sfidë e madhe aftësimi i tyre në tregun e punës

12:00 | 01/06/201812:000

Nuk i ka qejf shifrat, por kur bëhet fjalë për punësimin ndjehet i detyruar t’i rendisë për të pasqyruar punën e qeverisë së tij.

Edi Rama: “Është inkurajuese që me ndryshimin e metodologjisë me një ristrukturim të shërbimit të punësimit në muajt kemi kapërcyer 10 mijë të punësuar në tre muajt e fundit, Mars, Prill dhe Maj. Jemi optimistw që do të realizojmë objektivin për të pasur 25 mijë të punësuar në 2018 vetëm përmes zyrave të punës”.

Megjithatë ka një problem të pazgjidhur për kryeministrin Edi Rama, deklarimi real i pagave.

Edi Rama: “41% e pagave deklarohen se janë 30 mijë lekë. Kjo është gënjeshtër. Dhe sipas të dhënave të brendshme, kjo nuk është e mundur. Realisht një pjesë e pagës jepet formalisht për të shmangur tatimin dhe pjesa tjetër në të zezë. Do t’a luftojmë këtë fenomen. Kemi shumë pak punonjës të pa regjistruar, por shumë që marrin një pjesë të pagës në të zezë”.

Në punimet e konferencës kombëtare mbi zhvillimin e qëndrueshëm dhe politikat e punësimit kryeministri Edi Rama prezantoi edhe një prej sfidave më të mëdha të qeverisë, atë të aftësimit të rinjve në tregun e punës.

Edi Rama: “Ka një sërë pyetjesh që kërkojnë në vazhdimësi përgjigje të artikuluara, sepse e vërteta është se shumë shqiptarë në moshë pune nuk janë aktiv në tregun e punës. Një pjesë e tyre ende është në kërkim të një vendi pune. Sfidë për ne, mbetet aftësimi i tyre për tregun e punës. Në çdo kompani të madhe ka vende të lira pune. Problemi i kompanive është aftësia specifike për mbulimin nevojave të këtyre vendeve të lira të punës”.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, i dha përgjigje të gjithë atyre që nuk besojnë në rritjen numrit të të punësuarëve.

“Kur morëm detyrën, biorderoja në tatime numëronte rreth 425-430 të punësuar. Sot që flasim janë 667 mijë të punësuar. Janë mbi 240 mijë vende të reja pune si rezultat i zhvillimit ekonomik, i numrit të rritjes së vendeve të punës dhe të formalizimit. Për herë të parë në vitin 2017, punësimi në sektorin jobujqësor kaloi sektorin bujqësor. Është lëvizje cilësore në formacionin e punësimit në Republikën e Shqipërisë. Po referuar raportit të Bankës Bortërore që iu referua dhe kryeministri, Shqipëria është një nga vendet me punësim më të lartë të nivelit të forcës së punës, po kap nivelin 60%. Papunësia është në nivelin më të ulët të 10 viteve. Në tre-mujorin de fundit të 2017-s shkoi në nivelin e 13.4%”, tha ministri Ahmetaj.

Në këtë konferencë u vlerësua edhe puna e bërë nga një grup deputetësh për hartimin e një raporti, i cili identifikon problematikat e punësimit./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono