Rama për Metën: Presidenti ka marrë drejtimin e opozitës

14:10 | 27/06/201914:100

Kryeministri Rama nuk ka preferuar t’i përgjigjet ftesës së Presidentit, por ka vijuar takimet elektorale. Sipas tij, një datë tjetër për të zhvilluar zgjedhjet vendore, është e pavlefshme. Në kafen e mëngjesit me banorët e njësisë nr. katër në Tiranë shefi i qeverisë tha se Presidenti i Republikës ka marrë drejtimin e opozitës. 

Çdo bisedë e Presidentit të Republikës Ilir Meta me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha për kryeministrin Edi Rama është baraz me zero. Madje dhe një datë e re për zgjedhjet vendore.

“Mund të bëjnë çfarë të duan, por kjo s’ka asnjë rëndësi, është nul dhe s’ka asnjë vlerë, sepse këtu ka institucione. Secili ka atë pjesën e vet. Presidenti nuk ka asnjë të drejtë në asnjë rresht të Kushtetutës, mirëpo kur e lexon Kushtetutën në filxhan, pastaj mund të fantazosh çfarë të duash.”

Kreu i Shtetit i tha kryeministri banorëve të njësisë numër katër në Tiranë, me të cilët piu kafen e mëngjesit për anulimin e 30 qershorit e ka marrë përgjigjen dhe nga Kolegji Zgjedhor.

“Askush nuk mund të vendosë në diskutim vendimin e Kolegjit Zgjedhor, që ka praktikisht ka vulosur zgjedhjet, mirëpo çfarë po bën Ilir Meta? Kioskën e vet në hapësirën politike, pushtim i hapësirës së përbashkët, komplet pa leje. Dekreti idiotik është ndërtim pa leje në mes bashkëjetesës së përbashkët politike”.

Kryeministri ka dhe një përgjigje se pse Kreu i Shtetit vendosi të zhdekretojë datën e zgjdhjeve.

“Presidenti ka marrë drejtimin e opozitës. Dështon Luli, ndërhyn Iliri. Është fatkeqësi e madhe për institucionin por s’kemi çfarë bëjmë. E thashë unë, erdhi dita që edhe Bujar Nishani të duket si Jefersoni. Edhe i hodhi benzinë zjarrit me atë marrëzinë e shfirmosjes së firmës së vet. Iu dha një motiv sado absurd, por përsëri për t’u kapur, këtyre, që ne do mbrojmë dekretin, ne do respektojmë dekretin, ne do bëjmë këtë.”

Po nëse Meta vendos të shpërndaje Parlamentin?  Një banor i njësisë katër është kurioz të dijë ç’mendon Rama.

“Ai mund të marrë vendim t’i shpallë luftë Amerikës dhe BE, mund ta marrë dhe me dekret, por çfarë do të thotë kjo? Të gjithë njerëzit e kuptojnë. Pjesa dërrmuese e neverit këtë gjë. Faktikisht është një marrëzi”.

Sa i përket kërkesës së opozitës për dorëheqjen e tij, Rama përsëriti se kjo nuk ka për të ndodhur. /ABC News Albania 24/7

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono