Rama për mediat serbe: Gjykata Speciale është proces i pakthyeshëm

21:25 | 24/01/2018

Në Forumin Ekonomik Botëror, Davos, kryeministri Edi Rama është intervistuar nga mediat serbe. I pyetur për ngritjen e Gjykatës Speciale në Kosovë, kreu i qeverisë është shprehur se ky është një proces i pakthyeshëm.

Edi Rama: “Sigurisht, Europa nuk është në formë e saj më të mirë, por lajmi I mirë është se është në një moment ndërgjegjësimi, rreth nevojës për të qenë në një formë më të mirë, kjo është një periudhë tranzicioni shumë inkurajuese nga një e kaluar e zymtë në diçka më të zakonshme në diçka më të ndritshme”.

-Po fjalimi i Kancelares Anxhela Merkel, a ishte gjithashtu inkurajues, si mendoni?

Edi Rama: “Ajo është gjithmonë inkurajuese. Ajo është e vetmja, e cila mbajti gjallë jo vetëm Europën, por edhe vlerat europiane, parimet europiane dhe ëndrrën europiane, duke qëndruar e fortë në një moment shumë të vështirë, kur Gjermania u përball me krizën dramatike të refugjatëve dhe ajo nuk luajti politikisht me këtë gjë”.

-Çfarë prisni nga vizita e Presidentit Trump nesër dhe pasnesër?

Edi Rama: “Po, po pres me kuriozitet të dëgjoj Presidentin dhe jam shumë shpresëplotë që, përsëri, ajo çfarë thashë për Europën është e njëjtë për SHBA-në, janë dy aleatët e mëdhenj strategjikë të Shqipërisë, por janë dy faktorë të mëdhenj, unë mendoj, në të gjithë rajonin. Është shumë e rëndësishme që Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë të luajnë një rol strategjik në rajonin tonë, si edhe shtetet vetë të ecin drejt një të ardhmeje më të mirë”.

-A prisni ju që Serbia dhe Shqipëria do të hyjnë së bashku në BE, apo ka disa parashikime që ndoshta Serbia mund të hyjë në BE para Shqipërisë, Çfarë mendoni për këtë?

Edi Rama: “Është një proces i bazuar tek merita dhe ndërsa flasim Serbia është më përpara, sepse Serbia tashmë është duke negociuar dhe ne jemi duke pritur me padurim të nisim negociatat këtë vit. Por është një garë e shëndetshme, le të themi. Po, ne duam shumë të kemi një ecuri shumë më të shpejtë, le të themi, dhe pse jo të jemi thjesht në të njëjtën pozitë në të ardhmen dhe pse jo të hyjmë në BE së bashku, me presupozimin që Serbia të njohë Kosovën”.

-A prisni ju që të ngrihet Gjykata Speciale dhe të filloje punën në Kosovë?

Edi Rama: “Unë mendoj që është një proces i pakthyeshëm, edhe pse mendoj së është e rëndësishme të kesh gjithnjë një mendje të hapur në lidhje me çfarë është më e mira dhe çfarë mund të përmirësohet. Kështu që nuk mendoj se ideja dhe gjykata si e tillë është në ndonjë lloj rreziku dhe nëse ka një debat rreth përmirësimit është një debat i mirë”./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono