Rama për “Financial Times”: Gati të nënshkruajmë marrëveshjen me Greqinë

14:28 | 23/03/201814:280

Zhgënjimin për mos hapjen ende të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian, kryeministri Edi Rama e ka shprehur edhe në një intervistë që ka dhënë për “Financial Times”. Kreu i qeverisë ka folur edhe për marrëveshjen me Greqinë, duke bërë të ditur se në verë dy vendet fqinjë kanë të gjitha mundësitë të bien dakort për kufijtë detarë dhe kompesimin e pronave të çamëve.

Duket se Shqipëria dhe Greqia e kanë vendosur, që të nënshkruajnë marrëveshjen deri në verë ndonëse negociatat ende nuk kanë përfunduar. Kryeministri Edi Rama këtë e ka shprehur në intervistën që ka dhënë për “Financial Time”.

“Deri në verë shpresoj se do të zgjidhim gjithçka”.

Kreu i qeverisë ka përfshirë në këtë zgjidhje edhe kompensimin për pronën e çamëve duke shtuar se Shqipëria dhe Greqia ishin ende teknikisht në luftë falë një tjetër trashëgimie të dytë botërore të luftës.

“Pra, 70 vjet histori nuk do të jetë më pengesë për rrugën drejt së ardhmes”.

Kryeministri Rama ka përsëritur edhe dëshirën për t’u shpërblyer për gjithçka Shqipëria ka bërë për të nisur bisedimet për nisjen e negociatave me Bashkimin Europian.

“Ne do ta gjejmë shumë të çuditshme nëse Shqipëria nuk do të fillojë menjëherë negociatat, pasi ka bërë saktësisht gjithçka që kërkohet të bëjë”.

Rama i bëri thirrje Komisionit Europian që të rekomandojë hapjen e bisedimeve të pranimit në kohë në mënyrë që krerët e BE-së ta miratojnë atë në samitin e tyre të Qershorit. Ai vuri në dukje rëndësinë e Shqipërisë dhe vendeve fqinjë në uljen e flukseve të emigrantëve në bllok, duke shtuar se interesi dhe ndikimi i Rusisë në Ballkanin Perëndimor, ndonëse ndonjëherë ekzagjeruar, ishte i vërtetë.

“Moska kurrë nuk hoqi dorë nga pikëpamja e rëndësisë gjeopolitike të rajonit, e cila nuk shihet nga shumë në Bashkimin Europian, me përjashtim të kancelares gjermane, Angela Merkel. Është çmenduri të mendosh se Ballkani Perëndimor mund të lihet mënjanë, të vetëm jashtë Europës”.

Disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian mbeten skeptikë rreth perspektivave të anëtarësimit mes “lodhjes së zgjerimit” pas krizës financiare të vitit 2008, problemeve të borxhit të eurozonës dhe votimit të Brexit në Mbretërinë e Bashkuar. Udhëheqësit e bllokut do të takohen me homologët e tyre ballkanikë në një takim të posaçëm në Sofje në Maj./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono