Rama pas padisë ndaj Haradinajt: Hipokrizi patriotike, me shpifjet ndaj meje nuk i iket përgjegjësive

07:32 | 17/01/202007:320

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar për herë të parë pas padisë ndaj homologut kosovar, Ramush Haradinaj.

Rama i është përgjigjur një komentuesi në rrjetet sociale, i cili e ka pyetur se pse nuk ishte në Kosovë për të përkujtuar masakrën e Reçakut, ndërsa shprehu keqardhje për ata që e mallkojnë.

Ai e ka goditur përsëri shefin në detyrë të ekzekutivit kosovar, madje duke e quajtur patriot hipokrit.

“Keqardhje e turp per ty dhe kedo tjeter si ti që prej Kosove me shan e me mallkon paturpersisht, per tradhetira imagjinare e per poshtersira te sajuara ndaj meje nga politikane e analiste pa din e pa iman!”, është shprehur Rama.

“Unë kam bërë, bëj e do bëj gjithçka mundem për Shqiperinë e për Kosovën po njësoj, e nuk kam ndeërmend as të tërhiqem, as të përkulem, përballe kësaj armate trushkulurish, shpifësish e parazitësh, sepse jam me të drejtën dhe me të verteten, qe edhe kur vonon nuk harron asnjëhere.  E sa për Reçakun, ato viktima të pafajshme të agresionit serb nuk i nderon aspak zotëria jote duke më fyer mua, ashtu sikundër viktimat e urrejtjes nuk nderohen aspak duke i perdorur per politiken e ulet, qe i ndan njerezit ne patriote e ne tradhetare!”, ka thënë Rama.

“Kjo ishte pergjigja ime per ty, teksa ndjek me shumë keqardhje se si ajo lloj politike po i’a merr Kosovës frymën e fytyrën, në sytë e njerëzve të thjeshtë dhe të miqve të mëdhenj ndërkombëtare, të cilët habiten gjithnjë e më shumë nga paaftesia politike e nga hipokrizia patriotike e atyre që kujtojnë se me shpifjet e sharjet ndaj meje, do i ikin përgjegjesive të tyre para popullit dhe të ardhmes së Kosovës!”, ka shkruar kryeministri i Shqipërisë./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono