Rama: Pas “Marriot” do vijnë edhe dy gjigandë të tjerë të hotelerisë

21:52 | 27/11/2018

Një brand i rëndësishëm i hotelerisë botërore, siç është “Marriot International”, do të jetë prezent edhe në Shqipëri. Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit, kryeminisri Edi Rama tha se Marriot nuk do të jetë e vetmja kompani gjigande hotelerie që po hyn në vendin tonë, pasi ajo do të pasohet të paktën edhe nga dy kompani të tjera të kësaj fushe.

Një tjetër hotel me 5 yje i shtohet kryeqytetit shqiptar. “Hotel Marriot International” një ndër kompanitë më të njohura në botë do të jetë në projektin e Arenës Kombëtare.

“E cila tanimë një pjesë integrale dhe do t’i japë programit të kompleksit të Arenës Kombëtare një përmasë më tërheqëse dhe spektakolare”.

Në sytë e kryeministrit ky është finalizimi i një operacioni që disa kohë më parë dukej fantazi në Shqipëri. Qëllimi final ishte për t’i dhënë vendit hotele me 5 yje të vërtetë.

“Që Shqipëria të mos mbetej i vetmi vend që deri dje nuk kishte asnjë lloj hoteli me 5 yje reale, se me yje të prera vetë, të lyera dhe të ngulura në tarraca kemi qenë të parët në Europë. Me 5 yje reale ne faktikisht deri tani jemi të fundit në rajon”.

Kryeministri Rama sqaron dhe ata që thonë se hotelet me 5 yje u shërbejnë vetëm një grupi të caktuar njerëzish.

“Shumëkush përpiqet ta komentojë së prapthi këtë fokusimin tonë tek hoteleria me 5 yje si të ishte një politikë për të pasurit dhe për një grusht njerëzish. Në fakt e kundërta është e vërtetë. Hoteleria me 5 yje sjell kontribut dhe impakt shumë më të fortë në vetë industrinë e turizmit në tërësi ekonominë e vendit, sesa hoteleria e kategorisë më të ulët”.

Kryeministri Rama njoftoi se janë në pritje të një tjetër marrëveshje, këtë herë me‘HAYAT’-it një markë që deri pak kohë më parë ishte e paimagjinueshme se mund të vinte në Shqipëri./abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono