Rama: Nuk ka zgjedhje të parakohshme

11:43 | 03/04/2019

Sipas Kryeministrit Rama, opozita ka dalë nga parlamenti me idenë se do të merrnin zvarrë Shqipërinë. Gjatë fjalës së tij në seancën se kësaj të mërkure, kryeministri tha se nuk do të ketë asnjë lloj pazari për të kthyer pas deputetët që u larguan.

Sipas tij, nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme.

“Kemi sot një Parlament që s’do ta kishim kurrë me sistemin e kaluar. Mjafton të shikojmë numrin e grave në parlament dhe me gjithë respektin për sa tha parafolësja apo sa mund të thuhet me të drejtë për disa avantazhe të një sistemi që kalon drejtpërdrejtë nga zgjedhja mazhoritare mos harrojmë se ishte 80 vjet më parë, ishte thjeshtë 10-15 vjet më parë kur parlamenti kishte thjesht 2-3 gra. Është fakt që me këtë sistem kemi krijuar kushte për të pasur një zgjedhje shumë më përfaqësuese të shoqërisë dhe jo për tu lidhur pas individësh që mund të realizojë marrjen e mandatit në një zonë apo tjetër, por nuk garantojnë në këtë fazë zhvillimi të vendit një përfaqësim të larmishëm dhe shumë më pranë ngjyrave të vetë shoqërisë.

Parlamenti i Shqipërisë është vendosur në shenjestër, është anatemuar, përqeshur për 1001 arsye, por e vërteta është sikundër treguan dhe faktet që gjithë ajo balët në pjesën me të madhe ishte thjesht propagandë. Edhe problematikat që janë bërë shkas për të ngritur gjithë prodhimin e baltës nuk është se kanë qenë inekzistentë, por nga ana tjetër do ju lutesha që të mbajmë parasysh dinamikën e zhvillimit, nga vijmë dhe mos të heqim në dorë së pasuri në sy horizontin ku duam të shkojmë.

Ata dolën jashtë dhe tani duan të futen brenda, kjo është gjëja më u çuditshme. Ata dolën nga parlamenti sepse pasi iu mbaruan llafet, iu mbaroi boja, dhe bojëdalë zgjodhën të ikin në rrugë me idenë që aty do marrin zvarrë gjithë Shqipërinë dhe padiskutim, parlamentin, do marrin zvarrë edhe axhendën evropiane të Shqipërië.

A ka një shqiptar që e ka ndjekur politikën qoftë dhe një ditë që mund të besojë që ne që mundëm Saliun me gjithë ata që sot janë dëshmorë të reformimit të PD-së së Lulzimit, kur Saliu kishte shtetin, kur i përdorte të gjitha mekanizmit e shtetit si hordhi dhe ne nuk nxirrnim dot votën nga kutia pa bërë një mijë e një peripeci u dashka për të blerë vota për të mundur Lulin? E mundëm Saliun në 2017-n, e mundëm në 2011. E mundëm në 2013 dhe pastaj sigurisht që do ta mundnim. Mundëm Saliun me të gjithë ata me radhë dhe nuk mundemi dot Lulin Me Gaz Salianjin dhe Rrvin Dumën. Kujt i thonë këta që vota nuk është e lirë sa jemi ne këtu. Sa jemi ne këtu nuk kanë shans ata që të fitojnë me votë.

Nuk kemi për t’i hapur rrugë kurrë kësaj zgjidhje. Ata që ikën dhe braktisën detyrën dhe shkelën me këmbë e atyre që votuan për t’u përfaqësuar nuk kanë për tu kthyer me asnjë lloj dialogu që çon në një Pazar të kësaj natyre. Zgjedhje të parakohshme se tani na ka mbetur fallxhorja pa rrogë nuk ka”, tha Rama./abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono