Rama: Nuk dorëhiqem, zgjedhoren e miratojmë brenda vitit edhe pa PD-në

16:11 | 21/10/201916:110

Kryesia e Partisë Socialistë vendosi të mos i njohë asnjë përgjegjësi qeverisë për mos hapjen e negociatave me BE. Kryeministri Rama tha pas mbledhjes se nuk do të japë dorëheqjen, ndërsa u zotua se do ta miratojë reformën zgjedhore pa Partinë Demokratike, por edhe pa Rudina Hajdarin nëse këta faktorë nuk ulen në tryezë.

Edi Rama nuk do ta japë dorëheqjen. Shembulli i Zaev që po e dërgon vendin në zgjedhje të parakohshme pas mos hapjes së negociatave, nuk  u pa si alternativë nga Kryesia e Partisë Socialiste.

Por mazhoranca është e vendosur të eci përpara me plotësimin e kushteve të Bundestagut gjerman, duke u zotuar të miratojë fazën e parë të reformës zgjedhore brenda këtij viti.

Rama është gati ta bëjë këtë, jo vetëm pa Partinë Demokratike, por edhe pa pranuar kushtin Rudina Hajdarit dhe opozitës parlamentare, për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Kryesia e PS-së vendosi të thellojë zgjedhjet në parti dhe gjatë këtij muaji të zgjedhë 61 kryetarët e rinj të degëve socialiste në çdo bashki, si dhe e gjithë anëtarësia socialiste, në 19 nëntor do të votojë anëtarët e rinj të Kongresit të partisë.

Edi Rama ka pranuar kërkesën e zonjave të partisë, që çdo organizatë  socialiste të bashkëkryesohet nga një grua dhe një burrë./ABC News Albania


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono