Rama njofton shtesë në ligjin e antishpifjes: Lajmi i rremë për spitalin e Durrësit solli një të vdekur

07:46 | 06/12/201907:460

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se shumë shpejt do të jetë gati klaozola në ligjin e antishpifjes, për lajme të rreme në gjendje të jashtezakonshme.

Në mbledhjen e radhës të jashtëzakonshme Rama tha se shpifja dhe lajmi i rremë në gjendje të jashtëzakonshme duhet të jenë super të dënueshme. Sipas Ramës lajmi i rremë se po bie spitali i Durrësit solli një të vdekur dhe për pasojë do të percaktohen shtesa në ligjin e antishpifjes .

Eshtë e dënueshme shpifja dhe do të jetë e super-dënueshme në situate të jashtëzakonshme. Lajmet e rremë dhe lodrat mediatikë në situata si kjo që kaluam janë kriminale. Mjafton rasti i Durresit, një lajm kriminal i shpërndarë se po bie spitali i Durresit solli një të vdekur e pa llogaritur kaosin e të plagosurit në perpjekjen për të ikur nga spitali, për lajmin se po shembej spitali, kur spitali nuk kishte asgjë. Këto janë gjëra që duhet të dënohen fort”, tha Rama./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono