Rama nga Paskuqani: Ulja e tatimit mbi fitimin favorizon 91% të bizneseve

16:17 | 09/01/2019

Edhe sot kryeministri Rama vizitoi në Paskuqan të Tiranës një biznes që përfiton nga ulja trefish e tatim fitimit për shkak të rritjes së pragut të xhiros vjetore. Kreu i qeverisë theksoi se paketa e re e taksave për këtë vit ka lehtësuar barrën fiskale  për rreth 11 mijë biznese në vend.

Argumentin se taksat në vend janë ulur për 91% të bisnesit, kryeministri Rama kërkon ta ilustrojë kështu.

“Biznesin e kam hapur që në 2016. Xhiroja kur e kam hapur ka qenë 2 milion, ka shkuar në 5 milion dhe sot jam gati 9 milionë. Sigurisht që uljen e tatim fitimit ne 5% unë paguaja 13.5 milionë lekë tatim, ndërsa tani rreth 4.5 milionë”, tha pronari i biznesit në Paskuqan.

Janë 11 miljë biznese sot në vend të cilave i janë lehtësuar taksat sipas kryeministrit.

“Një gjë që nuk e ka asnjë vend i rajonit, por që e bëjmë sepse duam të stimulojmë punësimin, duam të stimulojmë investimet e brendshme për të marrë një makineri më shumë, për të shtuar më shumë, për të marrë një mjedis më shumë”, u shpreh Rama.

Para këto me të cilat bizneset investojnë në infrastrukturë dhe kapital njerëzor  duke sjellë shërbim më të mirë dhe paga më dinjitoze për punonjësit, përfundoi kryeministri Rama./abcnews.al





Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono