Rama nga Durrësi: Nga 1 korriku hyn në fuqi rritja e pensioneve

17:50 | 12/06/2018

Pas mbledhjes së qeverisë në Durrës, kryeministri Edi Rama njoftoi rritjen e pensioneve me 2.8 për qind nga data 1 korrik Rama tha se Shqipëria do kthehet në kantier ndërtimi sa i përket infrastrukturës rrugore. Sipas kryeministrit, po studiohet mundësia e një rruge me pagesë Tiranë-Durrës.

Në daljen e tij publike pas mbledhjes së qeverisë së zhvilluar këtë të martë në qytetin e Durrësit, kryeministri Edi Rama,  njoftoi rritjen e pensioneve në 1 korrik.

“Kemi bërë një hap të vogël, por të ndjeshëm, ku kemi përfshirë 665 mijë pensionistë. Kemi rritur pensionet mbi inflacionin. Kemi vendosur 15 milionë Dollarë plus në atë paketën e pensioneve me 2.8%, duke nisur nga data 1 Korrik”, deklaroi Rama.

Kreu i qeverisë bëri me dije një përditësim të listës së barnave të rimbursueshme.

Rama tha se në këtë mandat qeverisës Shqipëria do të jetë kantier ndërtimi sa i përket infrastrukturës rrugore. Mes tyre Rruga e Arbrit dhe rehabilitimi i superstradës Tiranë-Durrës.

Kryeministri përmendi studimin e mundësisë për vendosjen e një korridori rrugor me pagesë mes Tiranës e Durrësit.

Për Investimet në infrastrukturë si prioritet i qeverisë, kryeministri foli edhe në takimin e llogaridhënies me banorë të Durrësit. Rama tha se për shkak të këtyre politikave ka një ulje të faktuar të papunësisë, e turizmi në këtë periudhë është sektori që siguron punësim, e kërkon gadishmëri në infrastrukturë

Sipas kryeministrit, me shlyerjen e borxheve të trashëguara, tashmë janë mundësitë për shpenzime të rëndësishme në përmirësimin e infrastrukturës në vend. E një hap domethënës është mbrojtja e mjedisit, që merr një zgjidhje drastike me ndalimin e përdorimit të qeseve plastike, duke mbrojtur kështu edhe ndotjen e lumenjve e territorit./abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono