Rama nesër në Ukrainë, zbulohet axhenda e Kryeministrit

17:42 | 19/01/202017:420

Në cilësinë e Kryetarit të Përgjithshëm të OSBE-së, Kryeministri i Shqipërisë dhe Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Edi Rama, nesër do të vizitojnë Ukrainën.

Rama do të zhvillojë bisedime me zyrtarë të nivelit të lartë ukrainas në Kiev.

Në cilësinë e Kryetarit të Zyrës së OSBE-së për vitin 2020, gjatë vizitës në ukrainë Rama do të zhvillojë bisedime me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky, Kryeministrin Oleksiy Honcharuk, Ministrin e Jashtëm Vadym Prystaiko dhe Kryetarin e Parlamentit Dmytro Razumkov.

Një konferencë për shtyp në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Ukrainës, është planifikuar të mbahet në përfundim të takimit me Ministrin e Jashtëm Prystaiko.

Bisedimet me zyrtarët e lartë në Ukrainë do të përqendrohen në forcimin e bashkëpunimit midis OSBE-së dhe Ukrainës, në punën e Misionit të posaçëm të monitorimit të OSBE-së (SMM) në Ukrainë, dhe në përpjekjet për një zgjidhje paqësore.

Në Kiev, Rama do të takohet gjithashtu me stafin e SMM, Koordinatorin e Projektit në Ukrainë, dhe Përfaqësuesin e tij Special në Ukrainë dhe në Grupin e Kontaktit Trilateral.

Është planifikuar që të nesërmen e vizitës (21 janar) ai do të vizitojë Ukrainën lindore për të pasur një panoramë më të qartë të situatës në zonat e prekura nga konflikti dhe punën e SMM.

Zyra e OSBE-së ka theksuar se kjo vizitë e parë zyrtare, si Kryetar i Zyrës së OSBE-së nga Rama, pasqyron rëndësinë e madhe që ai i kushton përpjekjeve të OSBE-së për të adresuar krizën rreth Ukrainës, sfida më e ngutshme për sigurinë dhe stabilitetin në Evropë sot./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono