Rama: Në Tiranë së shpejti qendra për kërkim në fushën e teknologjisë

14:45 | 02/10/2018

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Forumin Ekonomik Botëror. Në këtë takim kreu i qeverisë mori konfirmimin për ngritjen në Tiranë të qendrës rajonale që do të shërbejë për kërkimin në fushën e teknologjisë.

Edi Rama, Kryeministër: “Ne kemi pasur një takim të frytshëm, jo se kështu thuhet gjithmonë, por sepse janë marrë disa vendime konkrete dhe ndër to unë kam kënaqësinë të informoj se qendra rajonale e të ashtëquajturit revolucioni i katërt industrial do të jetë në Tiranë, e cila do të shërbejë si një pikë referimi ndaj inovacionit për kërkimin e fushës së teknologjisë. Do të jetë pjesë e rrjetit të këtyre qendrave të mbështetura nga forumi botëror në San Francisco dhenë vende të tjera që do të sjellë një vlerë të shtuar në një porces të digjitalizimin dhe inovacionit ku Shqipëria dhe rajoni ka hyrë.”/abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono



TE FUNDIT