Rama në takim me Presidentin e KE: Më 17 shkurt shqiptarët do marrin mesazhin se Europa është pranë tyre

14:30 | 24/01/202014:300

Kryeministri Edi Rama në një konferencë të përbashkët me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel u shpreh se ekziston një mundësi e re për zhvillime më pozitive në rajon.

“Ka një qasje të re në raport me zhvillimet ekonomike. Pas tërmetit Europa nuk do të na lërë vetëm. Ka shumë dosje të rëndësishme në tryezë për të trajtuar. Kemi biseduar me Presidentin e KE për procesin e reformave në lidhje me integrimin e BE”, u shpreh Rama.

Rama tha se ka diskutuar me kreun e KE për pasojat e tërmetit tragjik të 26 nëntorit dhe procesin e rindërtimit, duke shtuar se më 17 shkurt, kur do të mbahet në Bruksel Konferenca e Donatorëve, shqiptarët dhe sidomos ata që humbën banesat nga tërmeti tragjik, do të marrin mesazhin se Europa është pranë tyre dhe nuk do t’i lërë kurrë vetëm.

Më tej ai tha se pjesë e diskutimit kanë qenë edhe reformat e bëra në Shqipëri, dhe ato që duhet të bëhen, në procesin e rrugëtimit drejt Bashkimit Evropian.

Ndërsa Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel theksoi se e fati i Ballkanit është drejt Europës.

“Komisioni Europian para verës bëri propozime në lidhje me hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Pika kryesore është thirrja për mobilizimin që duhet të bëhet për një arritjen e një pakti investimesh për Ballkanin Perëndimor. Të çojmë përpara të gjitha këto bashkëpunime rajonale. Ne duhet të vazhdojmë dialogun në mënyrë të rregullt. Të kryejmë hapa përpara. Në Bruksel me rastin e Konferencës së Donatorëve do të zhvilloj një takim me përgjegjësit e Ballkanit për një shtysë politike që unë dhe KiE kemi marrë përsipër në dhjetor dua të pohoj ambicien që kemi në këtë objektiv të përbashkët”, deklaroi Michel./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono