Rama në Pustec: Ku dallon presidenti maqedonas me Ilir Metën

22:04 | 16/06/2019

Kryeministri Edi Rama nga  Pusteci, bashkia minoritare maqedonase lexoi mesazhin e mbështetjes së Maqedonisë së Veriut nga homologu Zoran Zaev për rrugëtimin e përbashkët të dy vendeve drejt BE-së.

“Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë dy partnerë të ngushtë. Ne punojmë sëbashku për të mirën e qytetarëve tanë. Shumë shpejtë do të jemi aleatë në NATO dhe e ardhmja jonë e përbashkët është në Bashkimin Europian”, tha Rama.

Rama sqaroi se edhe presidenti i Maqedonisë së Veriut  Stevo Pendarovski është në të njëjtën linjë, por kryeministri shqiptar theksoi faktin se presidenti i Shqipërisë Ilir Meta nuk ka dhënë mbështetjen e tij për anëtarësimin në BE.

“Unë dje bëra një prononcim për një tjetër mik të mirë, që është presidenti i Maqedonisë së Veriut, lidhur me një deklaratë të bërë prej tij, ku lexova në një mënyrë të nënkuptuar që problemet në Shqipëri, nuk duhet të jenë pengesë për Maqedoninë e Veriut dhe se nënkuptimi shkonte që mund të ndahen në trajtimin e tyre. Në fakt, Presidenti më shkruajti edhe u sqaruam lidhur me këtë deklaratë, por e vërteta është që ka një dallim të rëndë, një dallim për të ardhur keq për ne. Presidenti i Maqedonisë së Veriut është pjesë e përpjekjes së popullit, të shtetit, të qeverisë së tij për të bindur vendet anëtare, për të bindur Këshillin Europian se duhen çelur negociatat. Presidenti i Shqipërisë është pjesë e përpjekjes për të kundërtën. Është pjesë e përpjekjes për të krijuar deri në fund, një dyshim që të kthehet në bindje tek disa nga vendet apo tek ata që ne duhet t’i bindim sëbashku se Shqipëria nuk meriton çeljen e negociatave”, tha Rama.

Vendimi  i Ilir Metës për anulimin e zgjedhjeve  sipas Ramës si i vetmi justifikim i  aktit të tij është filxhani dhe parashikimet e Monika Kryemadhit.

“Shqipëria nuk ia ka borxh Ilir Metës, i cili sot duhet të ishte avokat kryesor për meritën e Shqipërisë për të çelur negociatat. I cili sot nuk duhej të merrej me filxhanin e fallxhores, por duhej të merrej me përpjekjet për të takuar homologë, për të udhëtuar në kryeqytetet europiane, për të folur për rëndësinë e çeljes së negociatave dhe nga ana tjetër duhej të merrej me qetësimin e fallxhores dhe të ndalonte kafen turke në shtëpi, deri në ditën 30 qershor”, tha Rama.

Kreu i qeverisë Edi Rama tha se lajmi se mund të përsëritet një ’97 e dytë përhapen nga ata që i tremben zgjedhjeve. Ndërkohë që edhe gjatë këtij rrugëtimi elektoral të Ramës, mbështetës të PD dhe LSI protestuan kundër tij. Ata u mblodhën në Grabovicë, në aksin Korçë-Pogradec./ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono