Rama në Fier me të punësuarit rishtaz nga zyrat e punës

16:13 | 09/06/2018

Pas llogaridhënies në qytetin e Lushnjes kreu i ekzekutivit ndaloi në Fier ku drekoi me një numër të rinjsh të punësuar rishtazi përmes zyrave të punës. Një pjesë e mirë e të rinjve të punësuar kishin profesionin e mjekut gjë e cila solli edhe premtimin e kryeministrit për rindërtimin e qendrave shëndetësore në vend.

“Kemi identifikuar 300 qendra shëndetësore që kërkojnë rindërtim, 80 vetëm këtë vit që do rindërtohen dhe brenda mandatit sistemi shëndetësor do të jetë komplet tjetër”

Kryeministri theksoi efficencën sipas tij të bonusit të mundësuar për mjekët specialist, për të ndaluar largimin e tyre nga vendi.

Kemi vënë edhe bonus për mjekët që shkojnë në spitale jashtë Tiranës, për specialistët, garanton një pagë që është e barabartë me atë që marrin jahstë shtetit. Kemi pasur raste mjekësh që janë kthyer nga Gjermani e Italia”

Kryeministri Rama njoftoi se kriteret e kërkuara në portalin e mësuesve do të kthehen në kërkesë ligjore dhe shkelja e tyre në punësimin e mësuesve do të  çojë në ndjekje penale.

“Për portalin e mësuesve do e kemi ligj, nëse shkelen kriteret,  do të përfshijmë edhe edukatorët dhe portalin e infermiereve që jetë me ligj me pikët”.

Kryeministri njoftoi edhe mundësinë e ofrimit të sistemit përmes së cilit mjekët në përfundim të orarit zyrtar të punës në spitalin ku shërbejnë, të mund të vijojnë punën brenda spitalit jo më për shtetin por privatisht për veten e tyre, në mënyrë që të mos detyrohen të hapin klinika private. Pagesa e mjekëve bazuar në performacë dhe jo pagë fikse është një tjetër projekt të cilën qeveria po studion, theksoi Rama. /abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono