Rama me drejtuesit e Tatimeve: Kush është motivi i rezultateve të pamjaftueshme

12:15 | 15/07/201912:150

Kryeministri Edi Rama deklaroi këtë të hënë se një nga arritjet më të rëndësishme të kësaj qeverie është çskllavërimi i njerëzve që punojnë në të zezë sipas tij.

Ai ishte në një takim me drejtuesit e rinj të Tatimeve, ku u shpreh kritik për numrin e lartë të kontrolleve dhe për rënien e efektivitetit të këtyre kontrolleve. Sipas tij mungon shënjestrimi i subjekteve me risk, kryehen kontrolle që konsumojnë energji të tepërt, cenohet imazhi i shtetit dhe shqetësohet padrejtësisht sipërmarrja.

Sipas kryeministrit edhe pse është ngritur një sistem funksional në Tatime falë bashkëpunimit me Fondin Monetar Ndërkombëtar ka një motiv që sjell rezultatet e pamjaftueshme. Rama tha se për shkak të çorganizmit dhe anarkisë brenda administratës është rishfaqur fenomeni i korrupsionit.

“Një nga arritjet më të rëndësishme të kësaj qeverie ka qenë arritja në funksion të ç’skllavërimit të njerëzve që punojnë në të zezë. Kjo arritje nuk mund të asgjësohet, por përkundrazi duhet të rikonfirmohet dhe çohet më tutje.

Sot të dyja këto institucione, Tatimet dhe Inspektoriati i Punës janë në një ombrellë dhe duhet të funksionojnë si një sistem i integruar. Është për të ardhur keq që raportohet për një numër të rritur kontrollesh nga viti në vit, ndërkohë që efektiviteti i këtyre kontrolleve është në rënie. Mungon shënjestrimi i subjekteve me risk dhe kryhen kontrolle që konsumojnë energji të tepërt, cënojnë imazhin e shtetit dhe shqetësojnë në mënyrë të padrejtë sipërmarrjen. Patjetër e gjitha kjo reflektohet në cenimin e hapësirës për investime publike dhe në cenimin e paketave sociale që janë miratuar dhe janë buxhetuar. Është e papranueshme që të preken investimet apo paketat sociale për mos efiçensë të këtyre dy strukturave.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka vendosur indikator performance që nuk ndiqen për çdo punonjës dhe për çdo kontroll të thelluar. Sot dua ta nënvizoj me forcë atë që shumëkush nga ju këtu e ka dëgjuar më shumë se njëherë nga ministrja dhe Zv/ Kryeministri se kush nuk arrin indikatorët nuk mund të jetë më pjesë e kësaj administrate as të Tatimeve as Inspektoriatit të Punës. Si mundet të pranohet sot që flasim që të kemi 15 mijë kasa joraportuese në biznese që figurojnë aktive nga 112 mijë të tilla. Ja një faktor risku numër 1. Kush e mban përgjegjësinë për këtë?

Është ngritur një sistem që konsiderohet funksional në Tatime, sëbashku me FNM të cilin vetë fondi e ka marrë si model për t’u përdorur në vendet e tjera në modernizimin e ndërveprimit me tatim-paguesit, me module risku që duhet të jenë bazë e analizës dhe orientimeve dhe kontrolleve, të një aktiviteti inteligjent dhe ka vetëm një motiv për rezultatet e pamjaftueshme, çorganizim dhe anarki brenda administratës ku janë rishfaqur fenomenet e dikurshme të aktiviteteve individuale apo në grup për qëllime korruptive”, tha Rama./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono