Rama: Kush është lajmi i mirë me datën e re që vendosi Meta

18:48 | 27/06/201918:480

Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë një takimi elektoral në bashkinë e Vorës se data e re e zgjedhjeve që u dekretua nga Presidenti doli pasi opozita nuk arriti të ndalojë dhe bllokojë dot 30 Qershorin.

Por me dekretin e Presidentit, Rama tregoi se ka një lajm të mirë dhe ky është fakti se ditën e votimeve të dielën sipas tij nuk ka për të pasur probleme. Ndër të tjera, kryeministri deklaroi se e ka parashikuar këtë vendim të Presidentit, duke rikujtuar edhe njëherë shprehjen se është tre lëvizje para opozitës.

“Zgjedhjet do bëhen me 30 Qershor. Unë kur e parashikova te filxhani imagjinar 21-shin ishte akoma situata e tensionuar shumë për njerëzit se unë e kam dit si shkon kjo punë. E kam thënë se jam tre lëvizje para se e para jam i gjatë dhe i shoh nga lart, e dyta këta janë se normalisht të jesh tre lëvizje para duhet të jesh shumë i zgjuar që unë nuk jam ose duhet t’i kesh kundërshtarët shumë të lodhur, por sot mund t’ju them që data re doli sepse nuk u ndalua dot, nuk u bllokua dot dhe nuk u vra dot 30 Qershori. Ata e kuptuan shumë mirë që 30 Qershorin e humbën, që në 30 Qershor nuk bëjnë dot asgjë nga ato që kanë menduar që kanë imagjinuar dhe që kanë treguar gjithë kohës, do dalim këndej, do vriten këtu, do plagosen andej, 97-a.

E kuptuan që kjo lojë mbaroi, kështu që lajmi i mirë i kësaj datës së re është vetëm një, që në 30 Qershor votimet do të jenë qetësi, s’ka për të pasur probleme. Ndonjë budalla këtu, ndonjë budalla atje që akoma s’e ka marrë vesh që kjo punë ka vdek dhe kjo data e re është vetëm muhabet filxhani edhe mund të dalë, por në tërësi të gjithë ata që e kanë kuptuar që zgjedhjet nuk janë thjesht për të zgjedhur kryetarët e bashkive, por janë për t’i dhënë një shuplakë historike karnavaleve të kësaj politike, të gjithë atyre karnavaleve që u mblodhën te shtabi i revolucionit të dalin dhe ta zhysin votën fort fare pa asnjë lloj ngurrimi pavarësisht janë socialistë a janë demokratë. Madje demokratët duhet të dalin pasivisht pasi o duhet t’ia çojnë mesazhin Lulit që kështu nuk shtyhet o Lul dhe t’i japin një mesazh PD-së që të rilindë ose pastaj Lulin kanë aty me rrenat e Lulit do shalohen përditë, me ëndrrat e Lulit do jetojnë përditë dhe me dështimet e Lulit do përfundojnë çdo herë”, tha Rama./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono