Rama komenton takimin: Dështon Luli, ndërhyn Iliri!

10:15 | 27/06/2019

E ndërsa Presidenti Ilir Meta e pret në takim, Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me banorët e Njësisë Administrative Nr.4 në Tiranë. Nga ky takim Rama ka ironizuar kreun e shteti duke u shprehur se Meta ka marrë drejtimin e opozitës, duke qenë se kjo e fundit tashmë ka dështuar.

“Presidenti ka marrë drejtimin e opozitës, dështon Luli, ndërhyn Iliri. Është fatkeqësi e madhe për institucionin por s’kemi çfarë bëjmë. E thashë unë, erdhi dita që edhe Bujar Nishani të duket si Jefersoni. Habi e madhe. Kur bëmë marrëveshjen atëherë, që atëherë ishte e deklaruar nga të dy palët, edhe më kujtohet të nesërmen që po shkruanim pikat e marrëveshjes, ata të Presidencës na merrni në telefon, na dërgoni letrat me formë të përbashkët që jeni dakord për shtyjen e zgjedhjeve. E kërkonte me shkrim për të bërë këtë ndryshim. Ky tjetri hapni vendin se do hidhem. Edhe i hodhi benzinë zjarrit me atë marrëzinë e çfirmosjes së firmës së vetë. Ju dha një motiv sado absurd po prapë për t’u kapur, këtyre që ‘ne do mbrojmë dekretin’. Sot e ka marrë përgjigjen shumë qartë ajo histori nga Kolegji Zgjedhor edhe është pa të drejtë ankimimi”, tha Rama.

Më tej gjatë bisedës në tavolinë një qytetar e pyet nëse Meta mund të bisedojë me Lulin për të caktuar datë tjetër për zgjehdje.

Kreu i qeverisë tha se  “Mund të bëjë çfarë të dojë, është nul”. Ndërsa gjatë diskutimit ai u pyet në Meta mund të shpërndajë parlamenti, sërish Rama ka theksuar se:  “Ai mund të marri vendim t’i shpalli luftë Amerikës dhe Bashkimit Evropian, po çfarë domethënë kjo. Të gjithë njerëzit e kuptojnë. Pjesa dërrmuese e neverit këtë gjë, pjesa tjetër e kupton por ngaqë është në pozitë tifozlliku thotë hajt mo, por faktikisht është një marrëzi”.

Kujtojmë se mëngjesin e sotëm Presidenti i Republikës Ilir Meta zhvilloi një takim 20 minuta me kreun e PD Lulzim Basha për krizën politike. Ftesa e Presidentit iu adresua edhe Kryeministrit Edi Rama, por ky i fundit e refuzoi me argumentimin se “është në fushatë elektorale”. /abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono