Rama ironizon Bashën nga Lezha

18:55 | 12/02/2019

Turin e takimeve me qytetarët në kuadër të programit “Bashkia që duam” kryeministri Edi Rama e ndali në Lezhë. Kryeministri përfitoi nga pyetjet e bashkëbiseduesve për të ironizuar kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Përmes batutash, kryeministri Edi Rama nga Lezha komentoi thirrjet e kryetarit të Partisë Demokratike drejtuar qytetarëve për t’ju bashkuar në protestën e 16 Shkurtit në Tiranë.

“Hajdeni ta rrëzojmë ta rrëzojmë është mesazh dashurie, por nuk e thotë hapur që të thotë se ku e ka hallin. Nuk është puna tek ai se ai është artist, por unë habitem tek ata që e besojnë se do të bëjë revolucion. I shkojnë mbrama dhe thonë këtë e herë e ka seriozisht”.

Ndërkohë ironizoi programin ekonomik që kryedemokrati po shpalos nëpër qytete të ndryshme të vendit.

“Natyrisht kur ke një plan që ta bësh energjinë 300 lekë për litër patjetë që je në kushtet që mund të thuash ça të duash”.

Basha sipas Ramës është i pabesueshme për aq kohë sa tjetër bën e tjetër thotë.

“Kur e shoh kryetarin e opozitës në krah me kryetarin e Bashkisë së Lezhës që ka një akuzë për tjetërsim pronash dhe nuk le gje pa thënë me libër shtëpie në emër të drejtësisë, pastërtisë, Shqipërisë them që ka një problem të madh me ata që i shkojnë pas  figures dhe i besojnë”.

Ndërkohë akuzoi opozitën për mungesë vizioni.

“Një opozitë që vjen në parlament për të treguar forcën për të kërcitur dhëmbët, për të dalë e për të bërë skena fizike. Ça jemi ne? S’jemi federata e mundjes. S’kemi dalë atje të tregojmë kush është më i zoti të tregojë muskujt, apo kush është më i zoti të shajë tjetrin më shumë”.

Përpara lezhianëve të pranishëm  në takimin “Bashkia që duam”, kryeministri deklaroi se shumë shpejt do të kthejë  në realitet një premtim të kahershëm. Puna për ndërtimin e rrugës së Torovicës do të nisë shumë shpejt pasi projekti tashmë është gati./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono