Rama inspekton fillimin e punës për ujesjellesin e ri në Erseke

19:31 | 10/02/2019

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar nisjen e punimeve për ndërtimin e një ujësjellësi të ri në Ersekë. Investimi pritet të mbulojë nevojat e banorëve të qytetit për furnizim me ujë.

Në qytetin e Ersekës ka nisur puna për ndërtimin e ujësjellësit të ri. Investimin 430 milion lekë e inspektoi vetë kryeministri Rama.

“Është kurorëzimi i një pune jo të lehtë. Kemi marrë kohën për projektin, për financimin, për garën, për kontratën dhe tani garantimi i ujit 24 orë, plus me rrjedhje të lirë, që do të thotë shpenzime shumë të arsyeshme për ujësjellësin dhe mungesë nevoje për të rënduar më shumë qytetarët për faturën, besoj që është një lajm shumë i mirë. I kombinuar me rrugën që tani është plotësuar në gjysmën e saj dhe me segmentin tjetër që do ta kryejmë edhe atë, na japin mundësinë që pastaj gjithë këtë bukuri e gjithë këtë potencial ta vëmë në dispozicion edhe të atyre që duan të investojnë sidomos në agroturizëm”,– tha Rama.

“Janë rreth 40 kilometra rrjet që do të shtrihen dhe pritet të mbulojë 7000 banorët e Ersekës për një afat 25 vjeçar” – tha inxhinieri i punimeve./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono