Rama inspektime në Durrës e Kavajë

13:17 | 31/03/2019

Kryeministri Edi Rama ka kryer disa inspektime këtë fundjavë. Në Kavajë është njohur me një investim privat të mbështetur me financim nga Fondi i Programit për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural. Ndërsa në Durrës ka parë rehabilitimin e një prej qendrave shëndetësore që u vjen në ndihmë 20 mijë banorëve.

Fundjavën e ka shndrruar në ditë inpektimesh kryeministri Edi Rama. Këtë herë jo shumë larg kryeqytetit, në Kavajë ka parë se si katë vëllezër emigrantë janë rikthyer në në Shqipëri për të ngritur një fabrikë moderne për përpunimin e hudhrave, me eksporte në tregjet e standardeve më të larta në Europë dhe në botë, nga Holanda, Anglia e deri në Zelandën e Re.

“Fakti që këta kanë çarë tregun holandez, që është me siklete të jashtëzakonshme nga pikëpamja e standardeve, është niveli më i lartë”.

Kjo fabrikë ka përfituar së fundmi një financim nga Fondi i Programit për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural.

Është e mbështetur nga AZHBR-ja, me një investim të linjës së përpunimit të tharjes dhe kompresorin e zhveshjes, prej 10 milion lekësh të reja. E gjithë fabrika është e çertifikuar me standardet europiane

“Falë jush dhe Ministrisë që na ka ndihmuar kemi arritur që të rrisim kapacitetin e prodhimit nga 200 kg, që kam pas me këtë makineri që e kisha blerë në Kinë, të shkoj në 2 ton në vit,”

Kryeministri Edi Rama konfirmoi edhe njëherë se do të mbështeten nga qeveria në drejtim të shtimit të kapaciteteve prodhuese dhe agropërpunuese.

“Fuqizimi juaj është shtim i kapaciteteve prodhuese të atyre që kanë nga 2 dynym dhe nuk është nevoja me bashku tokat në mënyrë mekanike, por me i bashku me interes, që, shkoni, bëni kontratat, secili bën punën te pjesa vet, me të njëjtën farë, me të njëjtën teknologji, me të njëjtat kushte, etj., etj.. Kjo është bujqësia që duam ne, se ajo bujqësia tjetër me shpërnda lekë kot, hidh lekë gjithandej dhe kur vinte puna në fund asnjë s’ishte i kënaqur e të gjithë vetëm mbijetojnë, nuk funksionon. Kështu që ne do ju mbështesim shumë fort. E kemi objektiv, jo vetëm eksportin e prodhimeve të freskëta, apo të përpunuara në këtë nivel, por edhe agropërpunimin këtu” .

Një tjetër ndalesë kryeministri Edi Rama e bëri në Qendrën shëndetësore Nr. 6 në Durrës, e rehabilituar tërësisht, zgjeruar dhe e pajisur me aparatura të reja si pjesë e programit të 300 qendrave shëndetësore që do të rikonstruktohen dhe rindërtohen në të gjithë vendin.

“Kushtet janë dukshëm më të mira. Nuk kanë qenë asnjëherë në këtë nivel”.

“Kam 35 vjet punë dhe nuk ka pasur asnjëherë ndërhyrje të tillë. Jemi shumë të kënaqur. Kemi kushte dhe mundësi për të punuar”.

Sipas mjekëve të qendrës shëndetësore kontrolli bazë mjekësor ofrohet falas për të gjithë qytetarët e për të gjithë moshat. Po ashtu, të gjithë pacientët e diagnostikuar me sëmundje kronike, barnat mund t’i marrin me rimbursim të plotë. Qendra i shërben rreth 20 mijë qytetarëve të kësaj zone. /abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono