Rama i prerë: Të bëhet i detyrueshëm sigurimi i banesave

17:13 | 09/12/201917:130

Në mbedhja e dytë e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, inxhinierja Luljeta Bozo u shpreh se për rindërtimin e banesave duhet të paguajnë edhe vetë pronarët, pasi janë përgjegjës të shkeljes së rregullave të ndërtimit.

Ndërkohë, propozimit të Bozos iu përgjigj kryeministri Rama duke thënë se në këtë situatë nuk janë në gjendje tu kërkojnë para qytetarëve.

Por sipas kryeministrit, kjo do të jetë hera e fundit që do paguajë qeveria dhe se të gjitha banesat do të sigurohen me detyrim.

Nuk mundet sot që tu kërkojmë njerëzve që të pagujanë, por do u bëjmë të qartë mesazhin se kjo është hera e fundit që qeveria të paguajë të gjithë kusuret lartë e poshte dhe të bëhet i detyrueshëm sigurimi i banesave. Të gjitha banesat në këtë vend duhet të sigurohen”, tha Rama./abcnews.al

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono