Rama: Gëzohem për Vllazninë, Partizani jo aty ku duhet

08:38 | 20/10/201908:380

Partizani mori tre pikë me vlera dhe drejtori Olsi Rama është shfaqur i lumtur pas ndeshjes. Zyrtari i të kuqve ndihet mirë kur feston triumfin e parë ndaj Vllazninë në transfertë. “Normalisht që është një fitore me shumë rëndësi për ne. Për më tepër ishte fitorja ime e parë në krye të Partizanit në Shkodër, në një stadium që ishte i mbushur pavarësisht se unë prisja që të ishin edhe më shumë tifozë. Më vjen mirë edhe për Vllazninë që është këtu ku është, pasi është një skuadër shumë e mirë këtë sezon”, shprehet Rama.

I ngacmuar nëse do kishte qenë i kënaqur edhe me një pikë, drejtori i Partizanit shtoi: “Sigurisht që ne kishim ardhur për tre pikë. Pastaj sesi do të shkonte ndeshja kjo është punë tjetër. Ishte një tre pikësh që me të vërtetë na ka kënaqur shumë në këto momente”. Rama ndërkohë pret që Partizani të jetë më bindës në lojë në vazhdim.

“Partizani për mendimin tim duhet të bëj përsëri më shumë. Duhet që të ishte më bindës në këtë fitore dhe që të duartrokitet nga çdo publik. Ishte një fitore e çmuar, por e munduar. Përsëri e them se duhet që të kishim bërë më të mirën në fushën e lojës”, deklaroi drejtuesi i Partizanit, që gjithsesi vlerëson shumë tre pikët e marra.

“Është një trepikësh shumë i rëndësishëm në këtë moment. Ne kërkojmë lojë dhe pikë, që të gjejmë qetësinë e renditjes. Çdo trepikësh të ndihmon që të shkosh përpara”, përfundoi Rama. Partizani pas tetë javësh kampionat renditet në vendin e dytë në klasifikim dhe vendi i parë, Teuta, ka vetëm një pikë më shumë së “demat e kuq”. Objektivi është mbrojtja e titullit kampion dhe gara është e hapur. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono