Rama fton Bashën për dialog mbi Prokurorin e hapjen e negociatave


22:38 | 06/12/2017

Kryeministri Rama fton opozitën për një zgjidhje të përbashkët për Prokurorin e Përgjithshëm. Në një status në FB, Rama e quan këtë moment si pikënisje të një Pakti Kombëtar për hapjen e negociatave të antarësimin në BE.
Momenti i diskutimit për mandatin e Prokurorit të Përgjithshëm, është sipas kryeministrit, i duhuri për të diskutuar, jo thjesht daljen nga situata e fundmandatit të prokurorit në detyrë dhe hyrjen në fazën e nje mandati te përkohshëm me një prokuror të përkohshëm, por nisjen e një faze të re bashkëpunimi mes qeverisë e opozitës, në vigjilje të vendimit për çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.
Rama shkruan se i njeh pikat ku opozita ndahet me qeverinë, reagimin përqeshës të ndërkombëtarëve sipas tij të ndasisë në gjuhë të huaj, ç’ka sjell ngurrim për të çelur derën e negociatave për Shqipërinë.
Kryeministri vijon duke shkruar se nuk i kërkon opozitës të heshtë, por “të konsiderojë pa humbur kohë ftesën, që të ulemi në tryezë për çështjen aktuale të Prokurorit të Përgjithshëm dhe të bëjmë një Pakt Kombëtar për Europën që duam.
Kjo do të ishte rruga më e arsyeshme për të mos përdorur kartonat e shumicës së thjeshtë, në çështjen e Prokurorit të Përgjithshëm dhe për të mos i lënë asgjë mangut përpjekjes për t’i çelur negociatat për anëtarësim. Të cilat kësisoj, do të ishin një fitore e madhe e vendit në arenën ndërkombëtare. Një fitore madhe e politikës ne tërësi dhe e asnjë palë në veçanti. Një fitore e madhe e të gjithë shqiptarëve pa dallim”. Përfundon ftesa argumentuese e Ramës për opozitën./abcnews.al

 


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono