Rama edhe Ministër i Jashtëm de juro

12:00 | 14/01/2019

Kërkesës që i refuzoi presidenti vendosi t’i japë zgjidhje vetë. Kryeministri Edi Rama ka vendosur të jetë Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme pas vendimit për mos dekretim të kandidatit Gent Cakaj në këtë post. Lajmi u mor në mbledhjen e kryesisë së Partisë Socialiste, por vendimin e bëri publik kryetari i qeverisë në Twitter.

“Presidenti s’e ka çdekretuar ministrin e Jashtëm në afatin kushtetues. Shkelje e radhës që do ta ballafaqojmë bashkë me të tjerat në Gjykatën e re Kushtetuese. Deri atë ditë, që vjen shumë shpejt, do të jem ‘de jure’ në këtë rol, sepse s’kemi kohë për të humbur në kërkim të Presidentit”, shkruante ai.

De jure do të jetë kryeministri Rama, ndërsa de fakto duket se punën e Ministrit të Jashtëm do ta bëjë Gent Cakaj njeriu që në këndvështrimin e kryetarit të qeverisë është një mijë herë më i ditur se sa Presidenti i Republikës. Ky i fundit iu përgjigj shkurt po nga rrjetet sociale.

“Presidenti në krye të punës. Për Presidentin e para është Kushtetuta dhe sundimi i ligjit. NO MORE FAKE STATE. Shqipëria e para”, tha Meta.

Zgjidhja përfundimtare e përplasjes presidencë-kryeministri do të vijë nga Gjykata Kushtetuese. Socialistët po bëjnë gati ankimimin për da depozituar në sekretari, e vetmja zyrë që është funksionale në institucionin më të rëndësishëm të drejtësisë në vend./abcnews.al

 


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono