Rama e Meta urojnë SHBA-të

10:41 | 04/07/201910:410

Në kulmin e krizës politike, Presidenti Meta dhe Kryeministri Rama e kanë nisur ditën me një urim për 243 vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.

Presidenti Meta ka uruar në veçanti komunitetin shqiptar në Amerikë, që sipas tij nuk ndihet i lumtur me krizën pa rrugëdalje ku ndodhet vendi ynë. Kreu i shtetit bën thirrje për reflekim dhe përgjegjshmëri.

Meta thotë se  raportet shqiptaro-amerikane i shërbejnë jo vetëm interesave reciproke strategjike, por edhe rritjes së kredencialeve demokratike të Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s, dhe si një vend i denjë për të çelur negociatat për anëtarësim me BE në 18 Tetor 2019. Postimin e tij Presidenti e ka shoqëruar me një shkrim të ish-drejtorit të Zërit të Amerikës me titull: Zgjedhjet e 30 qershorit, një poshtërsi për qeverinë shqiptare, një dështim për opozitën, një turp për ndërkombëtarët dhe një fatkeqësi për kombin shqiptar!

Ndërsa Kryeministri Rama, në një postim në faqen e tij në Facebook, i cilëson Shtetet e Bashkuara si miqtë dhe aleatët më të mëdhenj të Shqipërisë dhe shqiptarëve me mbishkrimin ‘Zoti e bekoftë Amerikën!./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono