Rama: Do të zgjidhim më shumë nga kërkesat që kanë studentët

14:27 | 06/01/201914:270

Protestën e paralajmëruar nga studentët për të rifilluar të hënën kryeministri Edi Rama do ta presë me vendimet e qeverisë që i japin zgjidhje kërkesave të tyre. Në studion e emisionit “Xing me Ermalin” në Televizionin Klan, Rama tha ndër të tjera se bashkëbisedimi me studentët e ka njohur me shumë  probleme që kane universitetet në vend.

Pavarësisht humorit që e karakterizon emisionin Xing me Ermalin në Tv Klan, nuk munguan deklaratat politike të të ftuarit, duke hedhur lënë pas javën e pushimeve të kabinetit të këshillit të ministrave.

Të hënën e presin protestat në ditën e parë të punës në zyrën e kryeministrisë. Për kryetarin e qeverisë tashmë studentët e kanë zgjidhjen e 8 kërkesave të tyre të shndrruara në vendim qeverie.

“Janë mosbesues. Por në Janar ata do të shikojnë që nuk do të paguajnë pjesën e tarifës që kemi marrë përsipër ne, por do ta paguaj qeveria. Ashtu si kundër shumë gjëra të tjera janë vënë në vijë dhe do të bëhen. Ajo që ka shumë rëndësi është që një pjesë e tyre janë atje se i thotë doktoresha se i thotë Luli artisti, se e kam artist apo Kadri qorri si e ka ai. Ka lloj lloj. E rëndësishme është që ne të bëjmë gjënë e drejtë dhe të duhur”.

Nuk i kërkon t’i japin fund protestës, përkundrazi i inkurajon që ai vetë të hapë sytë më shumë ndaj problemeve në arsimin e lartë.

“Unë jam në protestë. Jam kundër një sistemi brenda Univeristetit që ka nevojë të tronditet rrënjësisht. Siç u tondit sistemi i drejtësisë duhet të tronditet edhe sistemi i Univerisitetit”.

Kryeministrit Edi Rama iu kërkua të bëjë premtimet e tij për vitin 2019. Ai zgjodhi t’i përmbledhë në një duke e konsideruar më të rëndësishmen.

“Unë vetëm një gjë di të them që të zotohesh që s’do bësh gabime është zotim që njeriu nuk e mban dot, se çdokush që bën një punë do bëjë dhe gabime. Por ajo që unë jam zotuar dhe zotohem është që asnjëherë s’kam bërë dhe s’do bëj gabime të qëllimshme për përfitime në kurriz të të tjerëve apo që i bëjnë dëm këtij vendi”.

E si për ta mbyllur javën e pushimeve të festave të fundivitit, kryetari i qeverisë iu nënshtrua edhe lojës së emisionit Xing me Ermalin. /abcnews.al

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono