Rama: Deputetët po sulmohen me mesazhe të orkestruara nga burgu 313

13:41 | 18/10/201813:410

Kryeministri Rama përsëriti në parlament se pikat e basteve dhe kazinotë do të mbyllen pas 1 janarit. Kreu i qeverisë foli edhe për sulme të orkestruara, sipas tij, nga burgu 313, që u dërgohen disa deputetëve të Komisionit të Ekonomisë kundër mbylljes së këtyre aktiviteteve të lojrave të fatit.

Edi Rama: “Jam shumë i keqardhur që një pjesë e deputetëve dhe posaçërisht deputetët e Komisionit të Financave dhe të Ekonomisë, janë kthyer në shënjestër të një sulmi vulgar mesazhesh të orkestruara nga burgu 313. Ka propozime të ndryshme edhe për sa i përket idesë së një monopoli dhtetëror të lojërave të fatit, të basteve sportive, por që sot po ua them unë personalisht, jam kundër. Megjithatë janë të gjitha të hapura për diskutim, ama me 1 janar të vitit të ardhshëm ne do ta sanksionojmë këtu në këtë parlament, nuk ka më asnjë lloj basti, nuk ka më asnjë lloj kazinoje elektronike në asnjë zonë të banuar. Ka dhe një temë tjetër, apo një aspekt tjetër që është e rëndësishme të theksohet, sepse janë bërë spekulime edhe me çështjen e kazinove elektronike ehde me spostimin me demek në periferi. Nuk ka asnjë spostim në periferi. Kazinotë do të jenë të mundura vetëm për hotelet dhe rezortet me pesë yje në zonat e definuara me vendim të qeverisë dhe të të gjitha autoriteteve përkatëse të planifikimit të territorit si zona turistike. Asnjë lëshim në asnjë hapësirë tjetër. Është fatkeqësi, por është realitet që ata që sot mungojnë këtu janë në krahun e atyre që po luftojnë online dhe që po agresojnë një pjesë të deputetëve të kësaj shumice me mesazhe. Personalisht lideri legjendar i PD, ka marrë anën e basteve duke e vënë tabelën e tij të fletërrufeve digjitale në dispozicion të shpifësve dhe në dispozicion të të gjithë kësaj fushate shpifjesh që organizohet nga krimi i organizuar që financon një pjesë të madhe të kësaj veprimtarie.”/abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono