Rama bën bilancet e gjashtëmujorit të parë për 2019

13:00 | 05/08/2019

Kryeministri Rama ka postuar një video ku tregohet me shifra bilanci i punës përmes platformës së bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam”. Kryeministri shkruan se bashkëqeverisja nuk është një slogan i qeverisë së tij, por një përpjekje për të fituar mbi ndaj mospërfilljes e nëpërkëmbjes së të drejtës së qytetarëve nga disa zyrtarë të administratës.

Administrata publike, një problem i mbartur në dekada. Por kryeministri zgjidhjen e ka gjetur te Platforma e  Bashkëqeverisjes. Për kreun e qeverisë platforma e krijuar prej tij nuk është thjesht një slogan, por një filozofi e re në ushtrimin e pushtetit.

“Platforma e Bashkëqeverisjes është një urë që na lidh mes nesh, mbi kokat e zyrtarucëve e mbi lumin e justifikimeve, zvarritjeve, refuzimeve të administratës; është një mekanizëm që na bashkon kundër të keqes së futur thellë ndër dekada të tëra, në trupin e administratës; është një hapësirë ku nga bashkimi i forcave, qytetarët dhe qeveria, fitojnë mijëra e mijëra beteja të padukshme, ku pala e qytetarëve zgjidh mijëra e mijëra halle “të vogla” dhe pala e qeverisë, identifikon burime problemesh për qytetarin, e pastron nga trupi i shtetit parazitë të fshehur nën petkun e zyrtarit”.

Me 10.625 çështje të zgjidhura në vetëm 6 muaj, kryeministri ka bindjen se bashkëqeverisja me qytetarët tani është shndërruar në një përpjekje për të thyer barrierat e ngritura per dekada te tera mes qytetarit dhe zyrave të shtetit.

“Bashkëqeverisja është një përpjekje për të thyer barrierën e mospërfilljes të zyrtarucit ndaj qytetarit që kërkon një dokument; barrierën e nëpërkëmbjes së qytetarit nga zyrtaruci që kërkon një ryshfet; barrierën e mohimit të së drejtës së qytetarit, prej zyrtarucit në sportel!”

Në përfundim të bilanceve kreut të qeverisë i ka rezultuar se platforma e bashkëqeverisjes me qytetarët do të ketë rrugëtim të gjatë, pavarësisht skepticizmit nga qytetarët e pengesave nga burokratët./ABC News Albania 24/7



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono