Rakipllari: Nuk e shpallim dot vdekjen e shtypit të shkruar

21:15 | 30/11/2018

Gazetari Robert Rakipllari dhe drejtuesi i emisionit “Provokacija”, Mustafa Nano, u ndalën në një bisedë interesante në lidhje me situatën e shtypit ditët e sotme. Duke iu përgjigjur pyetjes provokatore të Nanos, Rakipllari tha se njerëzit po i kthehen leximit të gazetave pasi ka filluar një rritje e lehtë.

Mustafa Nano: Kur do ta shpallim vdekjen e shtypit të shkruar? Apo do e shpallim që sot?

Robert Rakipllari: Nuk e shpallim dot vdekjen e shtypit të shkruar. Shqipëria pavarësiht se është treg i vogël dhe vend i vogël, përfaqëson trendin e vendeve të tjera. Me informacionet e mia shtypi perëndimor ka filluar, ka ndalur trendi i rënies dhe ka filluar një lloj rritjeje e lehtë. Njerëzit janë kthyer te pjesa e seriozitetit të gjërave. Nuk e di se çfarë do ndodhë në Shqipëri.

Megjithatë, zhvillimi i teknologjisë ka sjellë edhe mediat online. Për këtë pjesë Rakipllari shprehet se nuk ka një ligj që të ndalojë të drejtën e autorit. Sipas tij ka portale që vetëm vjedhin lajme nga ato pak redaksi që ekzistojnë në Shqipëri.

“Pavarësisht se kryeministri flet për ligjin antishpifje ne sot nuk kemi një ligj ose nuk kemi një kuadër rregullator që të ndalojë të drejtën e autorit. Pra ne kemi redaksi që prodhojnë lajme dhe kemi portale me dy-tre vetë që rrinë me kufje në vesh dhe vjedhin nga këto. Fusin helmin dhe këndvështrimin e tyre dhe jetojnë me këto 4 redaksi që prodhojnë lajme. Nëse do kishim të drejtën e autorit do ishte ndryshe. Edhe shtypi i shkruar do ishte në një pozitë ndryshe”, tha ai./abcnews.al




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono