Radhë e “sorollatje” në poliklinikën e Fierit

13:38 | 08/11/201913:380

Pacientët e Fierit që vuajnë prej sëmundjeve të ndryshme për të kryer një vizitë mjekësore u duhet të presin për orë të tëra në radhë. Përgjigja që marrin nga mjekët për këtë situatë është bllokimi i sistemit duke mos marrë asnjë shërbim.

Të caktosh një vizitë mjekësore në poliklinikën e Fierit, duhet të kalosh më parë radhë si këto dhe pritje për orë të tëra.

Në një kohë që duhet të marrin mjekim për problemet shëndetësore nga të cilat vuajnë, pacientë të moshave të ndryshme, presin në këmbë duke përballuar edhe lodhjen bashkë me sëmundjen.

Nga ana tjetër vizita te mjeku specialist apo data për analiza si skaneri dhe pajisje të tjera diagnostikuese, mund të caktohet për një javë deri në 1 muaj në varësi të fluksit.

Defekt kompjuterik apo bllokim sistemi është përgjigja që marrin pacientët për këtë situatë. Nga ana tjetër, mes radhëve ka pacientë që kërkojnë diagnostikim të shpejtë dhe ndërhyrje urgjente

Kjo situatë në poliklinikën e Fierit vazhdon prej muajsh por nga drejtoria e spitalit Rajonal nuk është marrë asnjë masë. Spitali i Fierit mbulon me shërbime një popullsi prej më shumë se 300 mijë banorësh./abcnews.al

 

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono