Radha në KPK: Prokurori i çështjes “Tahiri”, Prokuroria e Përgjithshme dhe Gjykata e Lartë

14:06 | 03/06/2018

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit parashikon tre seanca dëgjimore për javën e ardhshme ku dy prokurorë dhe një gjyqtar do të dëgjojnë nga trupa gjykuese përfundimet e kontrollit të pasurisë, integritetit dhe profesionalizmit të tyre. Njëri prej tyre është edhe Dritan Peçi, prokuror i Krimeve të Rënda angazhuar me dosjen “Tahiri”.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka parashikuar seancën dëgjimore me Prokurorin e Krimeve të Rënda, Dritan Peçi, për datën 5 Maj në orën 11:30 minuta. Ky i fundit është një ndër prokurorët që po heton ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, por Prençi ka në dorë edhe dosje si ajo e Orest Sotës si dhe financierit të Habilajve, Nazer Seiti për ekstradimin e të cilit është në hetim disiplinor nga prokuroria e Durrësit, sëbashku me kolegun e tij Vladimir Mara.

Sipas të dhënave të deklaruara deri në vitin 2015 të publikuara në Open Spending Data, Prençi ka deklaruar në vitin 2008 pronësinë e një apartamenti me sipërfaqe 78 m2 dhe vlerë thuajse 32 mijë euro, të blerë me kredi bankare për shlyerje në 10 vjet. Por në 2011-n, prokurori ka deklaruar një tjetër kredi bankare me afat shlyerje 8 vjet, nëpërmjet së cilës ka shlyer në total edhe kredinë e marrë për blerjen e apartamentit.

Në pronësi të tij ka edhe një makinë tip Volswagen me vlerë 2000 euro. Burim të të ardhurave, prokurori deklaron pagën e tij dhe të bashkëshortes, të cilat do të kalojnë në sitën e trupës gjykuese të vettingut të përbërë nga Genta Tafa (Bungo), Pamela Qirko, Suela Zhegu.

Përveç Ditan Prençit po në 5 Qershor në orën 10 të mëngjesit përballë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit do të jetë edhe gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj, ndërsa një ditë më parë, në 4 qershor KPK do të zhvillojë seancën dëgjimore me prokuroren e Prokurorisë së Përgjithshme, Anila Leka./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono