Racizmi në Itali, Koulibaly: Të vijnë njëherë tek unë ata frikacakë!

08:46 | 14/10/201908:460

Racizmi ka ekzistuar gjithmonë, por kohët e fundit po përsëritet shpesh, sidomos në stadiumet italiane. Të ndryshme janë idetë e hedhura nga aktorët e botës së futbollit. Demba Ba, i cili aktivizohet në Turqi me Basaksehir, është shprehur se lojtarët me ngjyrë duhet të largohen nga Serie A.

Kalidou Koulibaly, i cili ka rënë disa herë pre e koreve raciste, nuk është dakord dhe ka një mendim ndryshe. Mbrojtësi i Napolit sqaron idenë e tij për L’Equipe.

Nuk duhet të largohemi ne, duhet të largohen tifozët. Bëhet fjalë për idiotë, të cilët nuk do ta merrnin kurrë guximin për t’i bërë ato britma përpara meje. Janë anonimë, fshihen mes turmës dhe është e vështirë t’i identifikosh.

Duhet ta fitojmë këtë betejë. Në Angli, aty ku luhet kampionati më i ndjekur në botë, fajtorët përjashtohen përjetësisht nga stadiumet. Masat drastike janë e vetmja zgjidhje për këtë fenomen“, përfundon mbrojtësi senegalez. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono