Qindra kg drogë, para cash dhe shqiptarë të arrestuar: Çfarë ndodhi në Spanjë

18:06 | 30/10/201918:060

Autoritetet spanjolle kanë shkatërruar një bandë që merrej me trafikun e lëndëve narkotike. Gjithsej në pranga kanë rënë 11 persona mes të cilëve edhe shqiptarë.

Sipas asaj që bëjnë publike mediat, droga ruhej në një ndërtesë në Aguilas. Më pas ajo transportohej nga vetë anëtarët e bandës nëpërmjet kamionëve që merreshin me qira.

Trafikantët e dërgonin drogën në vendet e tjera të Bashkimit Europian, duke përfshirë Gjermaninë, Poloninë dhe Italinë.

Si ra policia në gjurmët e grupit?

Në korrik të këtij viti, autoritetet sekuestruan 94.5 kilogramë marijuanë. Për pasojë u arrestuan gjashtë persona në Malaga dhe Almeria. Disa muaj më vonë, më 17 Tetor në një autostradë do të zbulohej një tjetër kamion që mbante drogë.

Në pranga ra shoferi, por ky arrestim do t’i hapte rrugë kërkimit të pronës në Aguilas, aty ku banda kishte bazën. Atje autoritetet sekuestruan 271 kilogramë.

Mediat spanjolle theksojnë se në total janë sekuestruar 436 kilogramë marijuanë, 246.510 euro cash dhe u arrestuan 11 persona, moshat e të cilëve ishin nga 34 deri në 50 vjeç. Anëtarët e bandës ishin me shtetësi të ndryshme, duke përfshirë shqiptarë, polakë dhe italianë.

Çfarë u zbulua për dy prej shqiptarëve të arrestuar?

Mësohet se një prej shqiptarëve ishte në kërkim për 9 vepra të mëparshme penale. Ndërkohë për një tjetër kishte një urdhër arresti ndërkombëtar i lëshuar nga autoritetet italiane./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono