Qeveria në Maqedoninë e Veriut me plan veprimi për luftën kundër keqinformimit

16:10 | 24/07/2019

Kryeministri i Maqedonisë së veriut Zoran Zaev ka prezantuar një sërë masash që qeveria e tij do të ndërmarrë për të zgjidhur problemin me lajmet false dhe shpërndarjen e informacioneve të rreme, të cilat, siç tha ai, ndikojnë seriozisht në interesin publik.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka përgatitur Plan Aksionar për luftë kundër dezinformatave, të cilat ashtu siç deklaroi kryeministri Zoran Zaev, po bëhen sulm serioz në institucionet demokratike dhe proceset zgjedhore dhe ndikojnë në besimin e qytetarëve në institucionet dhe mediat.

“Dezinformatat janë njëra prej sfidave të demokracisë në vitin 2019-të dhe mjet për manipulim me qytetarët. Keqpërdorimi i teknologjisë për krijim të etniteteve të rrejshme dhe shpikja e ndodhive jo ekzistuese është bërë sulm serioz në zgjedhjet demokratike dhe seriozisht kërcënojnë të ndikojnë në besimin e qytetarëve në institucionet dhe mediat”, deklaroi kryeministri Zaev.

Ai theksoi se në dy vitet e fundit, vendi disa herë është përballur me shpërndarje masive të lajmeve të rrejshme në rrjetet sociale, madje edhe në mediat tradicionale, ndërkaq ashtu siç tha, një pjesë e informatave janë ndarë edhe në territorin e vendeve të huaja.

“Si përgjigje ndaj këtyre kërcënimeve dhe në pajtueshmëri me kërcënimet për transparencë dhe llogaridhënie, Qeveria ka përgatitur Plan Aksionar për luftë kundër dezinformatave në nivel sistematik. Qëllimi është që ta përforcojmë sigurinë nacionale dhe sigurinë e qytetarëve të vendit tonë dhe ta mbrojnë dhe avancojmë demokracinë”, tha Zaev.

Ai sqaroi se plani do të jepet në diskutim publik dhe se deri në hartimin e versionit final do të dëgjohen mendimet e të gjithë aktorëve në shoqëri. Plani është i përbërë prej dy pjesëve, në pjesën e parë janë të përfshira masat e sigurisë, ndërkaq në të dytin janë masat proaktive. / ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono