Qeveria ndryshon ligjin për marrjen e tenderave, përjashtohen aksionerët

14:16 | 26/10/201814:160

Këshilli i ministrave ka miratuar një paketë të ndryshimeve ligjore që ndalon të përfitojnë tendera publikë ata aksionerë e administratorë kompanish që kanë qenë të dënuar më parë.

Ndryshimet e bëra publike nga ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj kanë për qëllim që paratë e taksapaguesëve shqiptarë të mos bien në duart e individëve me rekorde kriminale.

Deklarata e ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj:
Sot, Këshilli i Ministrave miratoi një paketë ndryshimesh ligjore që ndalon përfitimet e të mirave publike nga persona fizikë, apo juridikë, të dënuar për një sërë veprash të rënda penale, që lidhen me krimin e organizuar, trafikimin, terrorizmin dhe korrupsionin.
Falë kësaj pakete, me hyrjen në fuqi të këtyre masave do të ndalohet çdo lloj mundësie që kjo kategori individësh shoqërish tregtare apo aksionere dhe përfaqësuesit e tyre të përfitojnë paratë e taksapaguesve shqiptarë, apo mbështetje financiare nga fondet publike për ushtrimin e aktivitetit të tyre fitimprurës.
Lufta jonë frontale ndaj kriminalitetit shënon sot një zhvillim të ri.
Nëse deri më sot, në bazë të ligjeve në fuqi, përjashtoheshin nga përfitimi i fondeve publike vetëm subjektet juridikë të dënuar më parë, me hyrjen në fuqi të paketës së re do të përjashtohen edhe aksionerët, administratorët, apo individë të tjerë me rol vendimmarrës në këto shoqëri tregtare, të cilat janë, ose kanë qenë të dënuar nën cilësinë e tyre individuale.
Këto ndryshme janë në përputhje të plotë me direktivat e Bashkimit Europian dhe standardet ndërkombëtare në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Me këtë paketë ligjore parashikohet që nuk do të mund të përfitojnë tendera publikë, apo koncesione asnjë kompani, që, jo vetëm rezulton e dënuar si subjekt publik, por edhe në rastet kur të dënuar rezultojnë administratorët, përfaqësuesit, drejtuesit, ortakët, apo aksionerët.
I njëjti ndalim do të aplikohet edhe për përfitimin e statusit të investitorit strategjik, përftimin për lehtësi në fushën e turizmit dhe përfitimin e ndihmës shtetërore.
Dëshiroj ta shfrytëzoj këtë rast për të kujtuar edhe njëherë çdo individ me rekorde kriminale se nuk do të ketë asnjë shans të përfitojë asnjë qindarkë nga paratë e taksapaguese shqiptarë. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono