Qeveria kineze u bën apel familjeve që të bëjnë fëmijë të dytë

13:42 | 20/07/2018

Tashmë qeveria kineze u bën apel familjeve të bëjnë një fëmijë të dytë. Kjo duke u ofruar më shumë pushime, rritje page, ushqim deri sa fëmija të arrijë moshën 3 vjeç, por dhe një paketë në shërbime shëndetësore falas.

Qeveria kineze ofron një paketë bonusi fiskal dhe social për të simuluar familjet që të bëjnë një fëmijë të dytë. Përveç një pushimi prej 98 ditësh në nivel kombëtar, për nënat e reja, shumë autoritete rajonale kanë zgjatur këtë pushim deri në 158 ditë.

Nënat që do të bëjnë një fëmijë të dytë do të kenë dhe shpërblim financiar, për të cilin nuk është vendosur ende shuma. Por dhe baballarët me dy fëmijë do të përfitojnë një pagë shtesë. Familjet me dy fëmijë do të kenë automatikisht rritje page dhe një paketë për shërbime shëndetësore shtesë.

Familjet do të kenë furnizimi me qumësht dhe ushqim për fëmijë deri sa fëmija të mbushë moshën tre vjeç. Kjo paketë e qeverisë kineze u krijua sepse pas heqjes në 2016-n të ligjit “një familje – një fëmijë” pjesa më e madhe e familjeve kineze nuk bënin më fëmijë. Dhe arsyeja është vetëm ekonomike. Një familje shpenzon deri në 140 mijë dollarë për një fëmijë deri sa ai të arrijë moshën 22 vjeç, ndërsa të ardhurat mesatare për familje në Kinë janë rreth 1.200 dollarë./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono