Qeveria gjermane miraton paketën për mbrojtjen e klimës

13:15 | 21/09/201913:150

Qeveria gjermane miratoi një paketë për mbrojtjen e klimës që do të ketë një buxhet prej 54 miliard eurosh deri në vitin 2023. Koalicioni qeverisës në Gjermani ka arritur të plotësojë deri tani  të gjitha objektivat klimatike të vendosur për 2020-ën.

Duhej një mbledhje qeverie maratonë prej 19 orësh në mënyrë që ekzekutivi gjerman të miratonte një marrëveshje për paketën në mbrojtje të klimës.

Projektligji në fjalë ka si objektiv kryesor reduktimin e emetimeve të gazrave me 55 për qind Brenda vitit 2030. Masat do të financohen nga futja në fuqi e nëj takse për emetimet e dioksidit të karbonit: do të jetë 10 euro për ton deri në vitin 2021 dhe do të shkojë deri në 35 euro për ton në katër vitet e ardhshme

Qeveria gjermane ka premtuar për një buxhet prej 54 miliard eurosh Brenda vitit 2023 dhe 100 miliard euro deri në vitin 2030.

Paketa përmban masa mbështetëse si shtimi i infrastrukturës për këmbësorët, asistencë për automjetet elektrike dhe ulja e cmimeve të biletave të trenit.

Plani parashikon një përforcim të transportit hekurudhor duke investuar pjesën më të madhe të fomdeve të premtuara në infrastrukturën hekurudhore. Mes burimeve të financimit, parashikohet taksë më e madhe për fluturimet.

Marrëveshja mes CDU-së dhe socialdemokratëve u arrit në të njëjtën kohë me manifestimin e madh për klimën në disa qytete të mëdha në të gjithë botën. Koalicioni qeverisës në Gjermani ka arritur të plotësojë deri tani  të gjitha objektivat klimatike të vendosur për 2020-ën. /ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono