Qeveria gjermane hap rrugën për gjininë e tretë

23:38 | 15/08/201823:380

Ata pritën për një kohë të gjatë, së shpejti do ta përjetojnë: njerëzit ndërseksualë, që nuk janë as meshkuj, as femra, do të mund ta regjistrojnë identitetin e tyre në regjistrin e lindjes.

Kabineti qeveritar gjerman vendosi për një projektligj, i cili krahas opsionit “mashkullor” dhe “femëror” për gjininë e njeriut parashikon edhe opsionin “i ndryshëm” (divers). Koalicioni i madh në pushtet në Gjermani zbaton në këtë mënyrë një vendim të Gjykatës Kushtetuese gjermane të vitit 2017.

Sipas këtij vendimi, sistemi aktual shihet si shkelje e së drejtës së personalitetit dhe e ndalimit të diskriminimit të përcaktuara në Ligjin Themelor (Kushtetutë). Deri në fund të 2018-ës, ndryshimi ligjor duhet të jetë vënë në jetë.

“Pak dinjitet dhe identitet pozitiv”

Ministrja e Drejtësisë, Katarina Barley (SPD) tha për këtë: ” Modernizimi i ligjit për gjendjen civile është një hap që duhej të qe bërë prej kohësh”. Asnjë njeri nuk lejohet të diskriminohet për shkak të identitetit të tij seksual. Me opsionin shtesë “i ndryshëm”, njerëzve të cilët nuk ndihen se i përkasin një gjinie “u jepet pak dinjitet dhe identitet pozitiv”.

Është planifikuar një ligj pasues

Hapi tjetër, tha ministrja Barley është eleminimi me shpejtësi i rregullave të tjera jo aktuale, si për personat ndërseksualë, ashtu edhe për ata transseksualë. Sipas ministres Federale të Familjes, Franziska Giffey (SPD), në vjeshtë do të nisë në Gjermani procedura për reformimin e ligjit për transseksualët.

Ekspertizave me detyrim për identitetin gjinor të njerëzve “thjesht u ka ikur koha”. Giffey e bëri të qartë se të gjithë njerëzit duhet të kenë mundësi ta jetojnë identitetin e tyre seksual dhe orientimin e tyre seksual të lirë dhe ta përcaktojnë vetë atë. /DW


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono