Qeveria e re në Itali, Salvini dhe Berlusconi një hap larg ndarjes

15:10 | 21/04/2018

Në një kohë që presidenti Italian Matarella ka kërkuar më shumë kohë për të menduar se kujt do ia dorëzojë mandatin për krijimin e qeverisë së re, koalicioni i qendrës së djathtë është shumë pranë përçarjes.

Pas mandatit eksplorues të Elizabetta Kasellati, marrëveshja për një qeveri është ende larg në Itali dhe presidenti i vendit Matarela deklaroi se i duhet ende kohë për të menduar. Por ndërkohë qendra e djathtë po përçahet. Silvio Berluskoni përsërit refuzimine tij për bashkëpunimin e mundshëm me lëvizjen me pesë yje, ndërsa Salvini paralajmëron se ai që sheh nga e majta mund ta konsiderojë veten jashët koalicionit. Kjo duke iu referuar mundësisë për një bashkëpunim me partinë demokratike

Dhe nëse lideri i Legës vazhdon të kërkojë dialogun për krijimin e qeverisë me Di Maio, Berluskoni i mbyll derën Lëvizjes Pesë Yjet, duke premtuar se nuk do të ndërrojë ide për asnjë arsye në botë. Sipas liderit të Forza Italia, mundësia për krijimin e qeverisë duhet të kërkohet tek Partia Demokratike apo tek grupimet e përziera parlamentare. Demokratët nga ana tjetër e refuzojnë këtë kërkesë. Kurse Lëvizja Pesë Yjet i përsërit ultimatumin Salvinit, ose të largohet nga Berlusconi ose një qeveri me këtë lëvizje nuk do të mund të ketë

Madje Di Maio i ka dhënë një ultimatum prej dy ditësh Salvinit për të vendosur se nga cila anë do të qëndrojë. Por nëse deri të hënën nuk do të ketë ndonjë të re, atëherë presidenti Matarela mund t’i dorëzojë një mandat të dytë eksplorues presidentit të Dhomës së Deputetëve, Roberto Fiko.

Gjatë fundjavës bisedimet do të vazhdojnë por një qeveri mes Lëvizjes Pesë Yjet dhe Legës mund të ndodhë vetëm nëse Salvini vendos të braktisë Berluskonin. Ky i fundit kërkon një qeveri të drejtuar nga Salvini duke dhënë si alternativë të vetme në rast dështimi, zgjedhje të parakohshme./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono