Qeveria e re greke për Shqipërinë: Të drejtat e minoritetit kusht për negociatat

16:28 | 22/07/2019

Qeveria e re e Greqisë ka përsëritur kushtin e vjetër për Shqipërinë: të drejtat e minoritetit grek në vendin tonë mbeten kusht për hapjen e negociatave. Ministri i jashtëm grek Nikos Dendias, e bëri të qartë këtë gjatë prezantimit në parlament të planit të qeverisë së tij.

Athina zyrtare: Të drejtat e minoritetit – kusht për negociatat.

Pavarësisht ndryshimit të pushtetit, qëndrimi i Athinës zyrtare ndaj Tiranës mbetet i njëjtë.

Politika e jashtme greke vazhdon ta kushtëzojë hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE, me minoritetin grek që jeton atje.

Kjo është deklaruar nga ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias, gjatë prezantimit në parlament të programit të qeverisë, të hënën pasdite.

“Shqipëria vazhdon të mos përmbushë detyrimet në raport me të drejtat minoritare dhe pronësore të minoritetit etnik grek. Prandaj, në kuadër të hapjes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë (për çka BE ka shtruar kushte të qarta), do të vazhdojmë të mbikqyrim ngushtësisht përmbushjen nga Shqipëria të pesë kritereve bazike. Do të vazhdojmë të mbikqyrim ngushtësisht respektimin me vepra të të drejtave të njeriut. Për gjithë qytetarët shqiptarë, përfshirë të drejtat e pronës të minoritetit autokton grek”, ka deklaruar Dendias.

Pavarësisht kundërshtimit të manifestuar nga pozicioni i opozitës, qeveria e re greke, duket se ka ndryshuar qasje për marrëveshjen e Prespës.

“Qëllimi ynë është që të bëjmë gjithçka që është e mundur për të pakësuar pasojat negative të marrëveshjes. Do të synojmë thellimin e marrëdhënieve me fqinjin tonë verior, në kuadër të bashkëpunimit me dobi reciproke. Mirëpo nuk do të tolerojmë fenomene të mosrespektimit të plotë të marrëveshjes”, tha ai.

Pas debatit parlamentar që ka filluar të shtunën, qeveria e Kyriakos Mitsotakisit pritet të marë votëbesimin mesnatën e të hënës./ABC News Albania 24/7



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono