Qeveria  “aksion” për mbledhjen e të ardhurave, zbardhet letra për punonjësit e administratës

09:10 | 21/11/201909:100

Të ardhurat e buxhetit të shtetit nuk janë në ditë të mira. Një gjë e tillë është artikuluar së fundmi në media.

Ndërkohë, kjo ka vënë në lëvizje edhe strukturat e shtetit, ku duket se mbledhja e të ardhurave është kthyer në një mision për qeverinë dhe të gjitha strukturat tatimore.

Ministria e Ekonomisë dhe Financave ka dërguar një letër për të gjithë punonjësit e administratës, që deri në datën 16 të muajit nëntor patën afat për të deklaruar se nuk kanë asnjë detyrim të papaguar ndaj arkës së shtetit.

Në letrën që punonjësit kanë marrë kërkohej që të këta të fundit duhet ta deklaronin faktin se nuk rezultojnë debitorë ndaj shtetit në asnjë lloj niveli.

Brenda datës 16.11.2019, të gjithë punonjësit në varësi të strukturave tuaja respektive, të paraqesin një konfirmim të faktit se nuk kanë në ngarkim asnjë detyrim tatimor të papaguar, duke filluar nga detyrimet individuale e deri nga pjesëmarrja si aksione në shoqëri tregtare”, thuhet ndër të tjera në kërkesën e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Të ardhurat në buxhetin e shtetit për periudhën janar-shtator 2019 ishin në shifrën e 343 miliardë lekëve, duke shënuar një rritje prej 4.2 për qind. Mirëpo, kjo rritje nuk ishte e mjaftueshme, pasi në krahasim me planin, në buxhetin e shtetit u mblodhën 8 miliardë lekë më pak.  TVSH-ja për vitin 2019 pati një rënie me 4.4 për qind në krahasim me vitin e shkuar./abcnews.al

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono