Qëndrim Rijani dëshiron të kthejë besimin në audicione

15:26 | 07/06/201915:260

30 aktore të reja janë paraqitur në audicionet  e hapura për rolin e Shirlit  në shfaqjen “Xhelatët”. Regjisori  nga Maqedonia Qëndrim Rijani kërkon që audicionet mos të paragjykohen, por artistët e rinj duhet të garojnë për të fituar rolin. Pjesa  e autorit anglez Martin McDonagh do të jetë premiera e parë e sezonit artistik të Teatrit Kombëtar.

Qendrim Rijani, regjisori nga Maqedonia nga salla e Arturbinës, ku  varur në mur janë  fotografitë e aktorëve që kanë bërë historinë e teatrit shqiptar, zhvillon audicionet për shfaqjen “Xhelatët” , me shpresën të kthejë besimin tek audicionet.

Audicionet janë vetëm për rolin e 16-vjeçares Shirli, arsyet janë këto. Po çfarë kërkon regjisori te ky personazh?

Xhelatët e autori Martin McDonagh sipas ka nota aktuale dhe shumë të përafërta me realitetin shqiptar të diktaturës së egër komuniste edhe pse ngjarjet  zhvillohen në Anglinë e viteve ‘50-‘60. Regjisori thotë se pjesës do i shtohen edhe pjesë të realitetit tonë.

Qëndrim Rijani zbulon edhe disa prej aktorëve që do jenë pjesë e shfaqjes edhe pse vetë aktorëve nuk u është komunikuar pjesëmarrja ende.

Puna në tavolinë nisi në mes të Qershorit dhe premiera do të jetë në fillim të sezonit të ri të Teatrit Kombëtar. Qëndrim Rijani edhe pse është vetëm 29 vjeç ia  ka dalë të rrëmbejë 30 çmime, duke përfshirë edhe “Regjisori i vitit” në Maqedoni dhe “Regjia e vitit” në Shqipëri./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono