Qëlloi babain me çekiç për vdekje, Selman Alija paraqitet i qetë në gjyq

18:12 | 19/03/2019

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dëgjuar dëshminë e 29 vjeçarit Fejzi Aliaj, i cili pak më shumë se 1 vit më parë ka vrarë me mjete të forta babain e tij. Ky i fundit i kishte kërkuar të birit që pas martesës të flinte dhe ai me gruan e djalit. 

I qetë dhe aspak i penduar u shfaq para togave të zeza të gjykatës së Krimeve të Rënda Selman Alija, i akuzuar për vrasjen e te atit,  Fejzi Alisë në dhjetor të 2017. Vrasja në familjen Aliaj, e cila jeton në rrethinat e Shkozës, më e rëndë se makabriteti që e përshkonte, pati shkaktuar tronditje ne opinionin pulbik për shkak të motivit që çoi në këtë krim. Siç dëshmoi të martën në sallën e gjyqit prokurori i dosjes së 29 vjeçarit Selman Aliaj, i cili mësohet se vuan nga disa probleme me pragun e dëgjimit dhe të të folurën, ngjarja ka ndodhur për motive morale. Nervat e të riut duket se nuk kanë mbajtur më, pasi i ati, sic ka dëshmuar i pandehuri, i ka kërkuar që pasi i biri të martohet të ndanin së bashku intimitet me gruan e të birit, pasi Fejzi Aliaj ishte pa bashkëshorte pasi rezultonte se ishte divorcuar disa herë për shkak të natyrës konfliktuale që kishte. I riu ka dëshmuar para grupit hetimor se kjo ka qenë arsyeja që ka çuar në goditjen me mjete të forta të të atit. Më pas i riu ka hedhur trupin e të atit në ujërat e liqenit të Farkës.

Jeta për të nuk ka qenë e lehtë, pasi jetonte me një prind që e dhunonte fizikisht e psikologjikisht dhe merrte çdo vendim për të, duke përfshirë këtu edhe fejesën pa dëshirën e tij. Ky ishte dhe shkaku pse mes tyre nisën debatet që arritën deri në krimin e rëndë.

Por, Selman Alija nuk po ndëshkohet nga familjarët e tij. Ata e kanë ndjekur në të gjitha seancat, duke i paguar edhe një avokat.

Familja bashkë me mbrojtjen pretendojnë se gjendja psikologjike e të pandehurit në momentin kur i mori jetën babait të tij ka qenë e rënduar, pikërisht për arsyet që ka dëshmuar 29-vjeçari para grupit hetimor. Krimi i rëndë ka ndodhur më 22 dhjetor të vitit 2017. Pas një debati të ashpër, Selman Alija qëlloi me çekiç babanë e tij e më pas trupin ia hodhi në liqenin e Farkës . Në vendin e ngjarjes ishin vetëm ata të dy.

/abcnews.al

 


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono