Qarkulluan 500 mijë euro, goditet grupi italo-shqiptar

18:55 | 17/01/2019

Një operacion i madh i policisë në Novafeltria të Italisë, ka bërë të mundur ndalimin e 10 personave, 3 prej të cilëve janë shqiptarë. Ata akuzohen për tregtimin të kokainës dhe marijuanës, raportojnë mediat italiane. Hetimet ndaj grupit kishin filluar në Dhjetor të viti 2017, por mëngjesin e sotëm në saj të operacionit “Sevilja 2017”, policia arriti të godasë bandën.

Bazë e bandës kishte qenë një berberhane në qytetin Novafeltria. Shumë persona janë parë të hyjnë në berberhane. Aty ata nuk prisnin flokët apo të merrnin ndonjë shërbim tjetër, por mbushnin xhepat me lëndë narkotike. Zonat që banda furnizonte me drogë ishin: Romagna, Cesenatico,  San Mauro Pascoli, Forli, Cesena dhe Gambettola.

Kishin qenë banorët e qytetit që kishin dhënë dëshmi të shumta në polici se grupi nuk kishte bazë vetëm berberhaben, por edhe një pikë lojërash fati, një pikë ku shitej mish si dhe një restorant të njohur. Në të gjitha këto pika bëhej i mundur tregtimi i lëndës narkotike. Pronarët e këtyre bizneseve kanë përfunduar në pranga dhe ata janë njerëz shumë të njohur në qytet. Nga pamjet filmike të sekuestruara shikohet një kliente duke blejnë lëndë narkotike ndërsa mban një fëmijë në krah.

Gjithashtu nga të dhënat thuhet se janë bërë 1,500 shitje, ku kokaina është shitur me 90 euro grami. Nga aktiviteti i paligjshëm thuhet se u gjenerua një fitim prej 500 mijë eurosh. Roli i shqiptarëve në këtë biznes të paligjshëm ishte furnizimi i pikave me lëndë narkotike. Policia bën të ditur se dy prej shqiptarëve janë arrestuar në Rimini dhe një i trëtë në San Mauro Pascoli. Gjatë hetimeve, u kryen një sërë kërkimesh që çuan në sekuestrimin e pasurive të shumta, duke përfshirë makina, orë Rolex dhe pasuri të patundshme.

Deri më tani mediat italiane kanë publikuar vetëm emrat e pronarëve të bizneseve ku shitej lënda narkotike. Ndaj tyre dhe tre shqiptarëve është dhënë masa e sigurisë “arrest me burg”.

Pronarët e bizneseve janë:  Giorgio Angeli, 63 vjeç, pronari i berberhanes, Danilo Pavani, 47-vjeç, pronar i restorantit, Francesco Giannini, 48-vjeç, pronari i dyqanit të mishit dhe Fabio Squadrani, 39-vjeç, pronari i pikës së lojërave të fatit. Ndërsa emrat e shqiptarëve dhe 3 italianëve të tjerë të lënë në “arrest shtëpia” nuk janë bërë të ditur për mediat./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono