Pyeten nga “ligjet” 3 kandidatet për Kushtetuesen, s’mjaftojnë për të ngritur në këmbë gjykatën

14:52 | 29/10/201914:520

Arta Vorpsi, Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji do të jenë 3 gjyqtaret e reja të Kushtetueses. Ato u morën sot në pyetje nga Komisioni i Ligjeve, dhe  njëra prej tyre duhet të dekretohet nga Meta deri në 8 nëntor, ndërsa dy të tjera do të votohen nga Kuvendi në 14 nëntor. Kjo nuk mjafton që Gjykata Kushtetuese të bëhet funksionale, pasi duhet edhe anëtari i 6-të që të nisin gjykimet.

Kjo është Arta Vopsi. Ajo ka kandiduar për titullin më të lartë që mund të ketë një jurist në Shqipëri: anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Vorpsi, ka kandiduar në 4 vakanca, dhe në të gjitha, është renditur e para ndër konkurentet, duke marrë pikët maksimale në secilin grup. Prej vitesh këshilltare ligjore pranë Gjykatës Kushtetuese, ajo ndau vizionin e saj para deptuetëve të Komisionit të Ligjeve.

Elsa Toska është gjithashtu këshilltare ligjore në Kushtetuese, dhe mbron vendimet e deritanishme të institucionit që punon.

Fiona Papajorgji shpreson që Kuvendi t’i besojë detyrën si gardiane e Kushtetutës.

Pavarësisht se kë do të dekretojë Presidenti dhe cilat do të zgjedhë Kuvendi, të tre kandidatet do të jenë Gjyqtare Kushtetuese, pasi janë vetëm ato të treja në garë për 3 vende bosh.

Afati për të zgjedhur, presidentit i mbaron në 8 nëntor, ndërsa Kuvendi ka programuar t’i votojë dy anëtarët e tij në 14 nëntor.

Sikur gjithçka të shkojë në rregull dhe Presidenca e Kuvendi të mos përplasen, sërish kjo nuk mjafton për ta bërë Gjykatën Kushtetuese funksionale. Vitore Tusha tashmë ka koleg dhe Besnik Mucin e pret 3 anëtaret e reja, por që Kushtetuesja të nisë gjykimet, duhet edhe një anëtar tjetër, për të plotësuar kolegjin e nevojshëm me 6 gjyqtarë. /ABC News Albania 24/7


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono