Putin: Politikat e SHBA po destabilizojnë seriozisht Ballkanin

10:12 | 16/01/201910:120

Një ditë para vizitës së tij në Beograd Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në një intervistë për mediat serbe u shpreh se politikat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës po destabilizojnë seriozisht Ballkanin.

Bashkëpunim i ngushtë politik, ekonomik dhe në sferën humanitare, një bashkëpunim që sa vjen e bëhet më i fortë duke i sjellë përfitime ekonomike të dyja vendeve. Në këtë mënyrë ka nisur intervistën e tij për mediat serbe Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, një ditë para vizitës zyrtare në Beograd.

Duke folur për Ballkanin, kreu i Kremlinit theksoi se politika e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve të caktuara perëndimore përbëjnë një faktor serioz destabilizues. Sipas tij qëllimi i tyre është dominimi në rajon.

Presidenti rus renditi si shembuj të këtyre politikave vitin 1999, ku sipas tij forcat e NATO-s bombarduan Jugosllavinë pa një sanksion të OKB-së për dy muaj e gjysmë dhe pastaj e ndanë me forcë Krahinën Autonome të Kosovës. Ndërsa në vitin 2008, Uashingtoni dhe aleatët e saj mbështetën një deklaratë të paligjshme të pavarësisë së Kosovës. Në vitin 2017, pavarësisht qëndrimit të gjysmës së popullsisë, Mali i Zi u tërhoq në NATO.

Kreu i Kremlinit foli dhe për Maqedoninë duke theksuar se procesi i miratimit të ndryshimeve kushtetuese dhe ndryshimi i emrit të shtetit, u bënë duke injoruar vullnetin e votuesve maqedonas. Kjo pasi referendumi mbi ndryshimin e emrit të shtetit dështoi, por vazhdoi presioni i jashtëm. Putin tha se Rusia e njeh dhe e kupton kompleksitetin e Ballkanit dhe historinë e këtij rajoni, duke e konsideruar atë një hapësirë ​​për bashkëpunim konstruktiv.

“Sot, Rusia ka shumë miq këtu, ndër të cilët partneri strategjik Serb është i veçantë. Kjo është arsyeja pse ndihma për të forcuar sigurinë dhe stabilitetin rajonal është përparësia jonë e pakushtëzuar”, shtoi Putin.

I pyetur rreth formimit të ushtrisë së Kosovës, presidenti rus tha se Rusia furnizon me armë dhe pajisje ushtarake Serbinë si dhe ofron ndihmë në riparimin dhe modernizimin e ushtrisë serbe. Ai theksoi se bashkëpunimi ushtarak – teknik mes dy vendeve do të bëhet dhe më i ngushtë me kalimin e kohës.

Por Putin u shpreh i befasuar nga reagimi mjaft pasiv i Bashkimit Evropian në lidhje me vendimin e “parlamentit” të Kosovës për transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në një ushtri të vërtetë. Kjo sepse sipas tij është e qartë se serbët që jetojnë në këtë krahinë e kanë përjetuar një veprim të tillë si një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e tyre. Por kreu i Kremlinit shtoi se kjo lëvizje krijon një rrezik serioz të situatës në rajon e cila mund të përkeqësohet.

Madje Putin e konsideroi si një shkelje vulgare të ligjit ndërkombëtar, veçanërisht në se Brukseli edne ka shpresa që të përmbushur detyrimet si ndërmjetësues në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës. Putin tha se Moska vlerëson se tendanca për zgjerimin e NATO-s është trashëgimia e Luftës së Ftohtë dhe se është një strategji e gabuar dhe destruktive ushtarako-politike.

“Sot, Aleanca po përpiqet të rrisë praninë e saj në Ballkan. Por kjo vetëm rinovon linjat e ndarjes në kontinentin evropian, shkel rëndë parimin e pandashmërisë së sigurisë. E gjithë kjo, në fund të fundit, nuk çon në forcimin e stabilitetit, por në uljen e besimit dhe rritjes së tensionit në Evropë”, përfundoi ai./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono